- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Rusët të kënaqur që komediani ukrainas pa eksperiencë politike fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Rusia, Ukraina, Media e qytetarëve, Politika, RuNet Echo

Volodymyr Zelensky (i katërti nga e djathta), fituesi i papritur i raundit të parë në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, bën fushatë me Distriktin 95, një trupë komedianësh që e bashkëthemeloi në 2003. Foto nga Vadim Chuprina [1], CC 4.0

Më 31 mars, ukrainasit votuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është hera e shtatë që vendi zgjedh presidentin, që kur shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Gjithashtu është hera e dytë që organizohet zgjedhjet që nga i të ashtuquajturi Revolucioni i Dinjitetit [2], që solli largimin e presidentit Viktor Janukoviç dhe zgjodhi Petro Poroshenkon me diferencën të vogël votash në kohën e një praglufte me Rusinë mbi rajonet e shkëputura të Ukrainës Lindore.

Që atëherë, popullariteti i Poroshenko, i cili synon rizgjedhjen këtë vit, ka rënë ndjeshëm [3], por asnjë kandidat tjetër nuk ka gjetur mbështetjen e mjaftueshme për ta zëvendësuar- përveç njërit.

Komediani 40-vjeçar Volodimir Zelensky, eksperienca e të cilit në politikë është vetëm aktrimi në rolin kryesor të një serie televizive si një mësues historie, i cili aksidentalisht [4] bëhet president, fitoi raundin e parë me 30 për qind të votave dhe me një diferencë prej 13- pikë nga Poroshenko. Ky është një tregues i zhgënjimit të votuesve ukrainas nga kandidatët konvencionalë – gjithsej në fletëvotim ishin 39.

Populariteti i Volodymyr Zelensky është një shuplakë në fytyrë për gjithë klasën politike ukrainase

Zgjedhjet u ndoqën me interes të veçantë nga Rusia fqinje, me kanalet televizive shtetërore – që zakonisht janë armiqësore ndaj Ukrainës [7] – të cilat sillnin panoramën e kaosit dhe rrëmujës:

Mbulimi nga televizioni shtetëror rus i zgjedhjeve në Ukrainë: jeta atje është shume e rëndë sa ukrainasit vrapojnë për të punuar në Poloni, ku votojnë në masë. Shikoni rusë, ku të çojnë kryengritjet popullore!

Sidoqoftë, si kanalet pro-Kremlinit, ashtu edhe rusët me bindje opozitare kanë ndjekur me simpati Zelenskyn, për arsye të ndryshme. Shumë prej tyre vunë në dukje se vetë fakti që një person si Zelensky përbën kërcënim serioz për politikanët tradicionalë, duhet përshëndetur dhe zili në një vend si Rusia, ku zgjedhjet presidenciale nuk u japin votuesve shumë zgjedhje.

Fakti që një president aktual mund të humbasë zgjedhjet është një testament për një demokraci të shëndetshme. Kjo ndonjëherë ndodh edhe në Afrikë, por për ne është ende një nocion ekzotik.

Twitter-i im është i ndarë: ukrainasit thonë se vendi është çmendur dhe është i dënuar me zgjedhjen e një aktori komik, që nuk është as aktor i mirëfilltë, në vend të një personi më të vjetër dhe me përvojë, ndërsa rusët mendojnë se është fantastike që Ukraina të zgjedhë një komik, apo edhe kukullën e dikujt në vend të një anëtari të moshuar të elitës burokratike.

Unë nuk e kuptoj pse Poroshenko dhe të tjerët e përbuzin karrierën e Zelenskyt si komedian. Unë kam shumë miq të cilët ishin në KVN [14] [një komedi ruse që daton nga 1961]. Shumica e tyre janë njerëz jashtëzakonisht të mençur. Shumë më të mençur se shumica e politikanëve rusë, të paktën.

Të tjerët u përqëndruan në përkatësinë etnike të Zelenskyt, duke thënë se një president hebre mund të jetë shumë progresiv madje edhe për Shtetet e Bashkuara:

Unë nuk jam aspak simpatizant i Zelenskyt, por zgjedhja e një hebreu në një vend ish-sovjetik me një nivel të lartë të antisemitizmit është një gjë e mirë. Vlen të përmendet se edhe Amerika nuk ka pasur kurrë një president ateist.

Megjithatë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara të Ukrainës me Rusinë – në fund të fundit, të dy vendet janë në luftë, megjithëse nuk e kanë deklaruar – është e pakonceptueshme për një politikan ukrainas, që vlerëson postin e presidentit, të shprehë simpati ndaj Rusisë. Ky fakt nuk i shpëtoi tifozëve rusë të Zelenskit:

Sot është dita e fundit kur është mirë të thuhet diçka e bukur rreth Zelenskyt. Duke filluar nga e hëna, ai do të duhet të bëhet i ashpër ndaj Rusisë. Pra, unë kam qenë një simpatizant i madh i këtij aktori! Dhe unë do të vazhdoj ta simpatizoj atë sot, duke i kërkuar ndjesë ndjekësit tim të vetëm ukrainas, i cili do të votojë për Poroshenkon.

Ndërkohë, çifti i televizionit shtetëror rus, Olga Skabeyeva dhe Evgeny Popov, prezantuesit e programit me popullaritet të lartë, “60 minuta”, patën një maratonë transmetimi të zgjedhjeve, duke mbështetur kandidaturën e Zelenskyt me brohoritje kur ai ishte i pari në sondazhe.

#Skabeyeva dhe bashkëshorti i saj – figurat e #Russian #agitprop – tashmë festojnë, shkruajnë në filxhanët e kafesë 3е !, japin rezultatet paraprake me / #tymoshenko që nuk hyn në top3, kur thuhet se Bojko del i treti

Kjo i dha vëzhguesve dhe kandidatëve ukrainas, duke përfshirë Zelenskyn në raundin e dytë, bazat për të menduar se Zelensky është kandidati i preferuar për Rusinë, sepse ai është i dobët:

Poroshenko po përpiqet të paraqesë Zelenskyn si zgjedhje të Rusisë.”Ukrainasit zgjedhin skenarin rus në raundin e parë; unë e di që ata do ta bëjnë këtë edhe në të dytin

Zelensky, megjithatë, ishte i drejtpërdrejt kur u detyrua të fliste për politikat e tij ndaj Rusisë:

Pyetje: Çfarë do i thoni Putinit kur ta takoni?

Përgjigje: Që tani kemi planifikuar një takim? Kur ta takoj do i them faleminderit që na kthyet territoret tona.

Megjithatë, Zelensky në të vërtetë nuk ka shumë propozime koherente të politikave, përtej kësaj dhe tani do të përballet me politikanin e kalitur Petro Poroshenko. Është ende e paqartë se kë do të mbështesin simpatizantët rusë në raundin e dytë, të planifikuar për në 21 prill.