Ujguri bën apel për lirimin e nënës së tij nga kampi kinez

Mirshad Ghalip flet rreth burgosjes së nënës së tij në Xinjiang, Kinë. Foto e marrë nga videoja e YouTube e datës 25 mars 2019.

Mirshad Ghalip, ujguri i lindur në Kinë, publikoi një video për të shpëtuar nënën e tij, 58-vjeçaren Zumret Awut, nga ai që e quan një “kamp përqendrimi” kinez.

Ghalip beson se Zumret Awut është një nga mbi një milion të burgosurit në sistemin absurd të Kinës për “riedukimin” në Xinjiang. Ai pranon, megjithatë, se nuk është i sigurt nëse ajo është ende gjallë.

Nëna e tij u internua në vitin 2017, në të njëjtin vit kur kontrollet e rrepta të popullsisë nisën në të gjithë Xinjiang-un, nën udhëheqjen e shefit rajonal komunist, Chen Quanguo.

Kina i ka përshkruar “qendrat e arsimit dhe të edukimit” të Xinjiang-ut si institucione që mund të ndiqen vullnetarisht dhe që synojnë të luftojnë separatizmin dhe radikalizmin fetar.

Dëshmia e fuqishme e Mirshad Ghalip tregon se kushdo mund të përfundojë në këto qendra, edhe pse më parë nuk kanë qenë të dyshuar nga autoritetet.

Që të konsiderohesh se ke nevojë për “riedukim”, mjafton që të kesh lidhje me shtetet e huaja – si Mirshad Ghalip ashtu edhe motra e tij studojnë jashtë vendit.

Si grupi më i madh etnik jo-Han në rajon, ujgurët besohet se përbëjnë shumicën në qendrat e internimit të Kinës.

Megjithatë, shumë ujgurë jashtë Kinës kanë ngurruar të flasin për vuajtjet e të afërmve të tyre në Xinjiang.

Kazakët – grupi i dytë më i madh jo-Han i rajonit – kanë përfituar nga përfaqësimi më i zëshëm dhe më i organizuar, kryesisht për shkak të punës së aktivistëve të Kazakistanin, fqinjit të Kinës në Azinë Qendrore.

Fushata #MetooUyghur ndikoi shumë për të thyer heshtjen e ujgurëve. Ghalip thotë se heshtja “është pikërisht ajo që dëshiron Partia Komuniste Kineze”.

Por ujgurët dhe anëtarët e grupeve të tjera me shumicë myslimane që vijnë nga rajoni, vazhdojnë të shprehen të zhgënjyer për përpjekjet e dobëta diplomatike në lidhje me Xinjiang-in.

Në një hap që theksonte shkallën e ndikimit ekonomik të Kinës në shumë pjesë të botës, Organizata e Bashkëpunimit Islamik – një organ i përbërë nga 57 shtete myslimane – tha se “përgëzon përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës për shtimin e kujdesit ndaj qytetarëve të saj myslimanë”, si pjesë e një rezolute të miratuar gjatë një mbledhjeje të ministrave të Jashtëm këtë muaj.

Dinamika diplomatike e kësaj natyre e lë Mirshad Halifin pa ndonjë zgjidhje tjetër, përveçse të ngrejë zërin dhe të bëjë fushatë më të ashpër për lirinë e të njerëzve të afërt.

Xinjiang Victims Database është burimi më i madh i kërkimit në anglisht në lidhje me ata që vuajnë represionin në Xinjiang. 

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.