- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Në karnavalet e Trinidad dhe Tobago duke ushqyer djalin me gji

Kategoritë: Karaibet, Trinidad & Tobago, Arsimi, Art e Kulturë, Fotografia, Gratë e çështjet gjinore, Media e qytetarëve, Shëndeti, Të rinjtë
[1]

Në skajin jugor të Portit të Spanjës, duke pritur që grupi i saj të kalojë para jurisë së karnavaleve të së martës, “mbretëresha e karnavaleve” në Trinidad dhe Tobago, Shynel Brizan ushqen me gji djalin e saj, Prince. Foto nga Shaun Rambaran, e përdorur me leje.

Ishte një moment i bukur i parë në të gjithë botën në Karnavalet e së Martës në Trinidad dhe Tobago, kur mbretëresha e sapo kurorëzuar [2], Shynel Brizan, u ul qetësisht në murin e varrezave Lapeyrouse [3] në Portin e Spanjës, për t’ dhënë gji djali të saj njëvjeçar, Prince.

“Mbretëresha e karnavaleve” të 2019-ës Shynel Brizan ulet mbi murin e varrezave Lapeyrouse gjatë karnavaleve të së martës, duke ushqyer me gji djalin e saj, Prince. Foto nga Jillian Fournillier, e përdorur me leje.

Mikesha e saj Jillian Fournillier, që bëri fotografinë, ishte duke ndjekur grupin dhe duke u kujdesur për Prince, teksa Brizan, partnerin e saj dhe të tjerët që ecnin mbi shkopinj (të njohur në Trinidad dhe Tobago si “moko jumbies”) dhe pjesë e grupit “Palace e Peacock” [4] parakalonin në rrugë. Ajo e kuptoi se fëmija ishte i uritur dhe kishte nevojë për nënën e tij. “Unë do të pushoj tani,” tha Brizan dhe e bëri një gjë të tillë sa iu krijua mundësia. Nuk kishte shumë njerëz në rrugën pranë varrezave. Brizani u ul në mur dhe Fournillier ia dha Prince. Ajo e ushqeu djalin e saj me gji për rreth dhjetë minuta.

Fournillier thotë se ishte një moment i paqtë – i pazakontë për Karnavalet e së Martës, kur muzika është në kupë të qiellit. Duke folur përmes telefonit me Global Voices, ajo tha: “Shumicën e ditës, Prince kishte kufje për t'i mrojtur dëgjimin, por ia hoqëm kur po rrinte me të ëmën. Ai ishte i lumtur dhe nuk kishte nevojë të ushqehej me gji për një kohë të gjatë pas kësaj.

Kjo ndjenjë e paqtë pasqyrohet në qetësinë e fotografisë, e cila u shpërnda në rrjetet sociale [5], edhe nga Shoqata e Ushqimit me Gji në Trinidad dhe Tobago [6] si dhe Liga La Leche në SHBA [7].

Shumica e fotografëve të tjerë ishin meshkuj, thotë Fournillier, që u larguan nga aty, por Shaun Rambaran, bëri disa foto të Brizanit teksa ajo ishte duke ushqyer me gji. Me anë të postës elektronike, Rambaran shpjegoi për Global Voices se nuk shokua nga skena, ndoshta për faktin se se nëna e tij kishte qenë ndihmësja e një mjeku obstetër: “Duke u ekspozuar në një mënyrë kaq të hapur para njohjes së trupit më ka bërë që të kem reagime normale ndaj qenies njerëzore, lakuriqësisë, seksit, kujdesit për shëndetin dhe vetë jetës.

[1]

Ndërsa pret të hyjë në Park Street para jurisë së Sheshit Victoria, Prince ulet në krye të grupit Moko Somõkõw më 5 mars 2019. Foto nga Shaun Rambaran, e përdorur me leje.

Brizan i tha blogerit Sheetal Daswani [8]: “Shkopinjtë dhe unë bëhemi një kur unë jam një Moko, dhe kur unë ushqej djalin tim me gji, ai dhe unë gjithashtu bëhemi një. Eksperiencat janë të ngjashme nga ana shpirtërore”. Daswani vuri në dukje [8] se fotografitë kur Brizani ushqyente djalin me gji shërbyen për të thyer debatin për gjërat e pranueshmëve dhe të papranueshme në shoqëri, privates dhe publikes, të izoluarit dhe atyre që janë të shoqërueshëm”.

Marilyn Stollmeyer, një konsulent në Qendrën Mamatoto dhe Qendrën e Lindjes [9], është dakord. Ajo u ekzaltua me faktin se fotografitë e Brizanit u shpërndanë e u mirëpritën, duke e interpretuar atë si një shenjë se nënat në Trinidad dhe Tobago po ndërgjegjësohen mbi përfitimet e ushqyerjes me gji të fëmijëve te tyre. Ajo foli me Global Voices me telefon rreth qëndrimeve të shoqërisë ndaj ushqyerjes me gji në publik, duke thënë: “Unë nuk mendoj se ka të bëjë me fenë, është më shumë çështje kulturore. Veçanërisht te Karnavalet, ne jemi një shoqëri që thotë se është në rregull të veshësh kostume të tejdukshme dhe femrat të nxjerrin gjoksin, por nëse gratë ushqejnë me gji fëmijët, në shumicën e rasteve iu kërkohet t'i mbulojnë ose të shkojnë diku tjetër. “

[1]

Shynel Brizan ushqyen djalin e saj, Prince. Foto nga Shaun Rambaran, e përdorur me leje.

Ose, duke përdorur fjalët e Daswanit, “Fotografitë e Shynel theksojnë legjitimitetin e dhënies së gjirit në publik dhe publiku e pranon ekspozimin e trupit të saj si një gjë normale. Këto fotografi paraqesin një strategji të spontane estetike për të dalë me një qëndrim të thellë për të gjitha gratë – Trupat tanë na përkasin ne. Ngrënia në publik është normale dhe e natyrshme, pavarësisht se jeni duke ngrënë një pjatë, në një gjethe bananeje ose nga gjinjtë e nënës suaj.

Stollmeyer thotë se ka ende punë për të bërë për të tejkaluar atë që ajo e quan “foshnja dhe kultura e shisheve”. Punëdhënësit, të paktën, duhet të ofrojnë ambientet e duhura në të cilat nënat që punojnë të ruajnë qumështin e gjirit në mënyrë të sigurt. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i përgatitur gratë që të ushqejnë me gji dhe t'u ofrojmë atyre e partnerëve të tyre [10] kushtet e duhura për rritjen e shëndetshme të fëmijëve”, shpjegon Stollmeyer.

Nga perspektiva e fotografit, Rambaran shpreson se ndryshimi tashmë po ndodh. “Ana optimiste e imja dëshiron të besojë se, teksa në Shtetet e Bashkuara, për shembull, në publik ka patur fiasko në rastet e ushqyerjes me gji. Ne jemi bazuar të të qënit nga Karaibet për të hedhur poshtë ato ide të veçanta me të cilat ne jemi përpara. Jam i lumtur t'i ndaj me ju këto fotografi”.