- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Aktivistët shqiptarë protestojnë kundër “betonizimit” të parkut publik në Tiranë

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Shqipëria, Censura, Ekonomi e Biznes, Lajm i fundit, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Mjedisi, Politika, Protesta, Qeverisja, Të drejtat e njeriut, Zhvillimi
Citizens trying to stop a cement mixer truck. Media boycott: during the protest media present at the scene put their cameras down. Photo by “Qytetaret Per Parkun” (Citizens for the Park), used with permission.

Qyetarët duke u përpjekur të ndalojnë betonierët. Fotografi nga “Qytetarët Për Parkun”, e përdorur me leje.

Aktivistët në Shqipëri janë duke vazhduar protestën kundër planit për ndërtim të Këndit të Lojërave për fëmijë në parkun e fundit publik të kryeqytetit.

Kundërshtarët e ndërtimit thonë se projekti do të shkatërrojë hapësirën e gjelbër — diçka që tashmë i mungon [1] qytetit — nga betoni. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e konteston këtë. Në përgjigje të kërkesave për transparencë, Veliaj postoi disa video [2]profilin e tij të Facebook-ut [3], duke përgënjeshtruar se në ndërtim nuk do të përfshihet betoni, por vetëm rëra dhe plastika.

Nga zyra e kryetarit të bashkisë thonë se projekti është i nevojshëm për shkak se zhvillimi kuturu i qytetit ka lënë fëmijët pa shumë fusha për të luajtur. Protestuesit argumentojnë se planifikimi i keq nuk është justifikim për të larguar banorët nga parku dhe të akuzojnë qeverinë lokale për shkeljen e disa ligjeve për konsultim hapësinor dhe me publikun gjatë procesit. Në fakt, Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfirmoi zyrtarisht [4] se nuk ka marrë asnjë aplikim nga komuna për lejen përkatëse të mjedisit që është paraparë me ligj.

Kundërshtimi i udhëhequr nga qytetarët ndaj projektit të ndërtimit [5] është pritur me armiqësi nga zyrtarët e qeverisë lokale, të cilët i etiketuan protestuesit [6] si instrumente të Partisë Demokratike në opozitë dhe “vandalë”. Çështja u përfshi shumë pak nga mediat, pavarësisht nga fakti se policia përdori forcën për të shpërndarë demonstratat dhe arrestoi 12 pjesëmarrës më 21 shkurt.

"The trees are air!" Photo by "Qytetaret Per Parkun" (Citizens for the Park), used with permission.

“Pemët janë ajër!” Fotografi nga “Qytetarët Për Parkun”, e përdorur me leje.

Nevoja për transparencë

Pasi protestat shpërthyen, zyra e kryetarit të bashkisë filloi një shtytje për të publikuar aspektet e projektit, por kundërshtarët e ndërtimit nuk mendojnë se kjo është e mjaftueshme. Për shembull, plani i projektit vetëvetiu nuk është publikuar, pavarësisht kërkesave nga lëvizjet “Per Publiken” dhe “Qytetarët Për Parkun”.

Veliaj ftoi protestuesit dhe aktivistët tjerë të shoqërisë civile të marrin pjesë në dëgjimet publike, duke u kërkuar atyre të monitoruar procesin dhe të shohin vetë se pemët do të priten, por ata refuzuan për shkak se plani i projektit nuk ishte nuk ishte publik, përderisa madje puna kontroverse kishe filluar.

Më 16 mars, protestuesit shkuan të kontrollojnë parkun pasi që panë kamionë të mëdha me beton duke hyrë në zonën. Ata thonë se ata zbuluan kanale të mbushura me zhavorr dhe beton, si dhe trungje të pemëve të prera brenda parkut, e kundërta e asaj që premtoi kryetari i bashkisë.

Protestuesit marshojnë në park dhe zënë një sipërfaqe brenda parkut

Qytetarët eskaluan protestat e tyre në përgjigje. Atë natë, ata filluan një protestë duke u ulur vazhdimisht, duke e zënë sipërfaqen.

Një natë më pas, protestuesit thanë se pronarët e Kassel shpk, një nga kompanitë e kontraktuara, i ka kërcënuar dhe shkelmuar ata ndërsa policia nuk ka ndërhyrë. Një video [7] (me titra në gjuhën angleze) pretendon të tregon sulmin:

Më 19 mars, aktivistët organizuan edhe një protestë [8], duke përfshirë një marshim nga Bashkia e Tiranës deri tek Parku i Liqenit artificial.

"Stop the arrogance! Against paving with concrete!" Photo by "Qytetaret Per Parkun" (Citizens for the Park), used with permission.

“Stop arrogancës! Kundër betonizimit!” Fotografi nga “Qytetarët Për Parkun”, e përdorur me leje.

Qindra qytetare u shfaqën edhe pse duket se prania e policisë është në numër më të madh se sa protestuesit. Kur pjesëmarrësit arritën në park, policia i ndaloi ata të hyjnë në zonën e rrethuar.

"Against paving with concrete!" Photo by "Qytetaret Per Parkun" (Citizens for the Park), used with permission.

“Kundër betonizimit!” Fotografi nga “Qytetarët Për Parkun”, e përdorur me leje.

Disa protestues u përpoqën të bllokojnë kamionët e çimentos të hyjnë në park, por policia [9] e vendosur për të mbrojtur zonat e caktuara i pengoi përpjekjet e tyre. Aktivistët bënë thirrje në rrjetet sociale për të marrë “Aksion anti Beton”, ndërkohë që policia ndaloi qasjen e mediave që u përpoqën të regjistrojnë ngjarjen (siç shihet në videon më poshtë):

‘Ballafaqim me arrogancë të drejtpërdrejtë’

Lëvizjet anti-beton kanë provuar edhe me masa ligjore të ndalojnë projektin për këndin e lojrave. Ata parashtruan një ankesë ligjore kundër Bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar ata për shkeljen e ligjit, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyra e prokurorit të përgjithshëm. Ata tani janë duke u përgatitur të padisin komunën në gjykatën administrative për shkelje procedurale.

Media boycott: during the protest media present at the scene put their cameras down. Photo by “Qytetaret Per Parkun” (Citizens for the Park), used with permission.

Bojkot i mediave: gjatë protestës mediat e pranishme kanë lënë kamerat e tyre. Fotografi nga “Qytetarët Për Parkun”, e përdorur me leje.

Veprimi i fundit i aktivisteve ishte të dërgojnë një letër të hapur deri te Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Tiranë. Si një kandidat për anëtarësim në BE, Shqipëria po monitorohet nga organet e caktuara të BE-së. Dhe sipas një sondazhi nga think tank IDM në vitin 2015 [10], shqiptarët kanë më shumë besim në institucionet e BE-se se sa në ato kombëtare për shkak të korrupsionit të përhapur. Letra përmban disa prej ankesave të qytetarëve:

Është shqetësuese se projekti tashmë ka filluar të zbatohet nga Bashkia e Tiranës – në kundërshtim me standardet procedurale dhe masat mbrojtëse në vend. Në veçanti, projekti ka filluar pavarësisht mungesës së lejeve ndërtimore përkatëse, mjedisore dhe arkeologjike. Për më tepër, projekti nuk ka qenë subjekt i mbikëqyrjes së ndërtimit, e cila duhet të kryhet nga një palë e tretë. Projekti është filluar pavarësisht faktit se nuk ka pasur miratimin e Planit Master të Parkut të liqenit. Më e rëndësishmja, projekti ka filluar pa informimin dhe konsultimin e publikut dhe palëve të interesuara: projekti asnjëherë nuk është publikuar dhe publikut nuk i është vënë në dispozicion, as si projekt i detajuar në tërësi ose pjesërisht si një skicë e thjeshtë.

Në kontekst të zhvillimit të këtillë të situatës, dëshirojmë që të terheqim vemendjen tuaj për faktin se zëri dhe perspektiva e ngritur nga ana e lëvizjeve të shumta qytetare janë ballafaquar me arrogancë të plotë të autoriteteve të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht nga fakti se këto autoritete kanë shkelur standardet dhe detyrimet sipas kornizës legjislative dhe rregullative në vend […]

Një tjetër shqetësim nga protestuesit, e shënuar në letrën, janë OJQ-të mjedisore shqiptare, të cilat u përmbajtën në marrjen e masave ligjore edhe pse disa lëshuan një deklaratë të përbashkët kundër projektit [11] dhe e postuan atë në njërën nga ueb-faqet e tyre. Protestuesit thonë se ndruajtja e tyre është për shkak të varësisë së tyre të pjesshme nga fondet e qeverisë, si dhe frika nga kërcënimet.

March 19 protest in Tirana. Photo by "Qytetaret Per Parkun" (Citizens for the Park), used with permission.

19 mars protestë në Tiranë. Fotografi nga “Qytetarët Për Parkun”, e përdorur me leje.