Trajtim VIP në Instagram për macet e rrugës në Japoni

cats in japan

Mace në Amanohashidate, Japoni. Foto nga Nevin Thompson.

Nëse jeni duke kërkuar një vend të ri për të zbuluar macet në internet, shikoni “Backstreet Cats of Japan” (Roji-ura Nyankichi, 路地裏のにゃん吉), një llogari në Instagram me mbi 100,000 ndjekës.

Fotografi anonim është miqësuar dhe ka bërë mijëra fotografi të maceve të rrugës në Japoni.

Gëzuar vitin e ri! Jemi në 2019!

Macet janë fotografuar në shumë poza. Disa duket se jetojnë ose kalojnë kohën nën tokë, poshtë asfaltit.

Në rregull, do e pastroj rrugën shumë shpejt.

Macet e rrugës gjenden në të gjithë Japoninë. Rreth 35% e familjeve kanë një kafshë shtëpiake dhe shumë prej tyre jetojnë në luks, si anëtarë të përkëdhelur të familjes. Në Japoni, shpenzimet për kujdesjen ndaj kafshëve shkojnë deri në rreth 3.8 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Teksa kafshët shtëpiake janë popullore në Japoni, shumë njerëz blejnë mace pa kuptuar detyrat si një kujdestar i tyre. Kur ata zbulojnë se çfarë do të thotë të kesh një mace të mërzitur, të rritur, seksualisht të pjekur, ata vendosin t'a braktisin. Kur një person i moshuar që mban kafshë vdes ose dërgohet në azil pleqsh, kafsha që dikur ishte e çmuar braktiset.

Rezultat i kësaj është numri i madh i kafshëve të rrugës në pothuajse të gjithë vendin. Disa trajtohen miqësisht, ushqehen dhe marrin vëmendje nga njerëzit, si nga ky person në Instagram.

Faleminderit 2018! […] Shpresoj që të keni një 2019-të fantastike.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.