Gazetarët kolumbianë: Pablo Eskobar nuk ishte hero

Foto e episodit të La Pulla “Pablo Eskobar është hero” në YouTube.

Fenomeni nuk nisi me serinë e Netflix-it, por Narcos me siguri ndihmoi në rifreskimin e statusit të baronit të drogës të viteve '80, Pablo Eskobar në kulturën e Amerikës së Veriut. Që nga premiera në vitin 2015, seria ka sjellë debate të shumta rreth imazhit ndërkombëtar të Kolumbisë si një parajsë e kokainës, e dominuar nga trafikantët karizmatikë të drogës.

Si përgjigje ndaj kësaj, gazetarët kolumbianë në kanalin La Pulla (në spanjisht, “tallja”) në YouTube, një projekt i gazetës kolumbiane El Espectador, bënë një video për t'iu përgjigjur atyre që ende e konsiderojnë Eskobarin “hero”. Ndër të tjera, në video përmenden episode tragjike – dhe statistika – të një prej periudhave më të errëta të historisë së Kolumbisë, siç është vrasja e ish drejtorit të El Espectador, Guillermo Cano më 17 dhjetor 1986 dhe sulmi me bomba pranë zyrave të gazetës në shtator 1989.

Është e zakonshme në vendet e tjera që të shohim njerëz me bluza të tij, të nxitur nga seri të tilla si ‘Narcos’ e Netflix. Dhe pastaj kur vijnë në Kolumbi ata paguajnë shumë para për ture që të admirojnë arritjet e tij të mëdha. […] Ky “hero” bëri që mijëra njerëz të vrapojnë drejt parave të trafikut të drogës si pëllumbat që ndjekin misrin dhe që e kthyen ekonominë kombëtare në një tenxhere të vogël për të pastruar paratë që vijnë nga trafikimi i drogës. Ky “hero” nuk ishte mik i popullit: ai kreu 623 sulme, la 1710 civilë në mjerim dhe vrau 402.

Ky “hero” na detyroi të largoheshim nga një çantë e braktisur në rrugë ose nga një makinë e parkuar pa njeri brendaduke menduar se aty kishte një tjetër bombë. Ky “hero” na detyroi të rrinim mbyllur brenda, të dyshonim te të gjithë dhe të reagonim me zjarr dhe dhunë. Ky hero na detyroi të jetonim në frikë të vazhdueshme.

Turet e përmendura në video njihen si Narco Tours, dhe agjencitë shëtisin turistët përreth qytetit të Medellinit përmes pikave të famshme që lidhen me jetën e Pablo Eskobarit. Në 2018, partneri i Global Voices, Radio Ambulante përshkroi turin në një nga episodet e podkastit që ka marrë shumë çmime.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.