Rusia kërkon nga VPN të bllokojnë faqet e ndaluara, por shumica refuzon

Skitterphoto me CC0

Më 28 mars, rregullatori i medias së Rusisë deklaroi me anë të një njoftimi për shtyp se po dërgonte letra 10 ofruesve të shërbimit VPN, ku u kërkonte atyre të bllokonin aksesin në faqet e internetit që janë në “listën e zezë” ruse.

Në letër kërkohet që ofruesit e VPN të futen në “Sistemin Federal të Informacionit Shtetëror” (FGIS), një sistem teknik që do t'i sinjalizojë se cilat faqe duhet të bllokohen. Kjo vjen në kuadër të zbatimit të një ligji që hyri në fuqi më 1 nëntor 2017.

Ndryshe nga disa tituj në media, ligji nuk ndalon shërbimet VPN krejtësisht. Në vend të kësaj, kërkohet që ofruesit e shërbimit të respektojnë listën e gjërë të qeverisë të faqeve të ndaluara dhe të parandalojnë përdoruesit rusë që të kenë qasje në to.

Natyrisht, kjo bie ndesh me qëllimin e një VPN, një teknologji e përdorur kryesisht për të ndihmuar njerëzit të hyjnë në faqet e internetit të bllokuara. Ligji është një nga masat e shumta të ndërmarra nga rregullatori i mediave, Roskomnadzor (shkurt për Shërbimin Federal për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë Informative dhe Masmedias) gjatë viteve të fundit, në një përpjekje për të kontrolluar më mirë atë që rusët mund dhe nuk mund ta shohin në internet.

Nëse këto shërbime VPN refuzojnë të zbatojnë ligjin pas kërkesës me shkrim të Roskomnadzor, thuhet në njoftimin për shtyp, agjencia do të konsiderojë “kufizimin e qasjes në shërbimin VPN”.

Sidoqoftë, për ofruesit e shërbimeve të VPN-së, nuk mund të ketë asnjë shans për të rënë dakord me kërkesën e Roskomnadzor. Aktivisti i lirisë së internetit Vladislav Zdolnikov shpjegoi në një koment për Novaya Gazeta:

Ни один зарубежный VPN-сервис не согласится выполнять этот закон по двум причинам.

Во-первых, это противоречит самой сути VPN-сервисов, которые, в том числе, работают на обход блокировок и защиту трафика.

Во-вторых, это огромный ущерб для каждого VPN-сервиса. Новость о том, что какой-то из сервисов начал фильтровать сайты, моментально отобьет желание пользователей их использовать.

Asnjë shërbim i huaj VPN nuk do të bjerë dakord të zbatojë këtë ligj për dy arsye.

Së pari, kjo shkon kundër parimit të çdo shërbimi të VPN, qëllimi i të cilit, ndër të tjera, është pikërisht të shmangë bllokimet dhe të sigurojë mbrojtjen e trafikut.

Së dyti, kjo mund të jetë një goditje e madhe për çdo shërbim VPN që zbaton kërkesën. Lajmet se një nga shërbimet nisën të filtrojnë qasjen në faqet e internetit do të largojnë menjëherë çdo klient.

Lista e shërbimeve VPN aktualisht në njoftim përfshin NordVPN, Hide My Ass!, Hola VPN, OpenVPN, VyprVPN, ExpressVPN, TorGuard, IPVanish, Kaspersky Secure Connection dhe VPN Unlimited. OpenVPN nuk është në vetvete një shërbim, por një teknologji me burim të hapur që mundëson atë.

Pothuajse të gjithë tashmë kanë deklaruar publikisht se nuk do të pranojnë kërkesat e Roskomnadzor:

Përshëndetje. Duke pasur parasysh kompleksitetin e kërkesës, ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të mos e zbatojmë.

Disa ofrues shërbimesh, si TorGuard, kanë deklaruar gjithashtu se do të heqin serverat e tyre nga territori rus:

At the time of this writing TorGuard has taken steps to remove all physical server presence in Russia. We have wiped clean all servers in our Saint Petersburg and Moscow locations and will no longer be doing business with data centers in the region.

Deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi TorGuard ka ndërmarrë hapa për të hequr të serverët në Rusi. Ne kemi fshirë të gjithë serverët në Shën Petersburg dhe Moskë dhe nuk do të bashkëpunojmë më me qendrat e të dhënave në rajon.

Përjashtimi i vetëm në listë është Kaspersky Secure Connection, një shërbim i ofruar nga firma kërkimore kibernetike Kaspersky Labs. Kompania ka selinë në Moskë dhe në këtë mënyrë është më i ndjeshëm ndaj ligjeve vendore. Megjithatë, disa persona nuk u habitën me vendimin që kjo kompani të zbatojë kërkesën:

Shërbimi VPN (!!!) Kaspersky Secure Connection …Unë nuk jam i sigurt se me çfarë të krahasoj këtë absurditet. Kaspersky Secure Connection pajtohet plotësisht të bashkëpunojë me Roskomnadzor. Nuk ka asgjë për tu habitur!

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.