- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kuvajt: Stuhia e madhe e rërës e bën ditën natë

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Kuvajti, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Mjedisi

Një stuhi e madhe rëre e ka kapluar Kuvajtin për disa minuta këtë pasdite. Të armatosur me kamera, kuvajtasit që janë aktivë në internet, na ofruan një pjesë të vogël të përjetimit të tyre, kur dita u bë natë.

Alkulaib e ndan këtë video ‘të pabesueshme’ [1] me ne:

Ja edhe një video tjetër [2] nga iGhaZy, që e tregon efektin e stuhisë në Xhahra:

http://www.youtube.com/watch?v=PYPf69K89Pc

Shfrytëzuesi me emrin adua110 e ndan këtë video [3], që e paraqet qiellin mbi Kuvajt duke u afruar stuhia:

Në Facebook, shfrytëzuesit e ndanë këtë video [4] që i tregon vozitësit në komunikacion duke u afruar stuhia drejt tyre.

Për një filmim me më tepër pluhur, shiheni këtë [5] inçizim, të ndarë [6] nga Faisal Al Fadhel në Twitter.

Një përzgjedhje më e madhe e videove të futura nga stuhia e rërës në Kuvajt, mund të gjendet këtu [7].

Në Twitter, shfrytëzuesit nga Kuvajti ndanë shumë fotografi nga stuhia. Ja një përzgjedhje: