- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kolumbia: Gara krijon qytetarë gazetarë multimedial

Kategoritë: Amerika Latine, Kolumbia, Aktivizmi dixhital, Art e Kulturë, Filmat, Kombësia e Raca, Media e gazetaria, Qeverisja, Teknologjia, Zhvillimi

Paraqitja e pjesëve të fshehta të Kolumbisë me ndihmën e veglave onlajn mund të ju dërgon në Gugëlpleks [1], nëse punimi juaj fiton në garë “Vendi më i mirë në Kolumbi”. Linket më të shumta të këtij mbishkrimi do të ju dërgojnë në veb faqe spanjolisht, përderisa nuk është e lajmëruar ndryshe. Publikimet Semana [2] bashkë me gugël filluan garë të hapur për çdonjërin në Kolumbi, pa dallim të përkatësisë kombëtare, e cila përmbahet nga krijime, shkrime dhe tregime të përmbajtjes me të cilën njoftohet bota me vende veçanërisht të rëndësishme në Kolumbi, të cilat nuk janë të njohura për shumë njerëz , shfrytëzuar më së paku dy nga veglat e Gugël: Pikasa [3], JuTub [4], Googël hartat [5], Gugël bota [6], Skicimet [7] (Sketch up), Krijues i faqeve [8] (Page Creator) dhe/ose Panoramio [9], si edhe dokumentimet e kërkimeve dhe progresi nëpërmjet blogut. Për shpërndarje të shpërblimeve, prej anës së gjykatësve do të shikohen disa aspekte: kualiteti i përmbajtjes, kreativiteti i autorit/autorëve, përshtatshmëria e tregimeve, shpërndarja e punës dhe përdorimi adekuat i veglave të përfshira, përdorimi i veb burimeve të ndryshme dhe interesi dhe komenti i shfrytëzuar.

Informata dhe instruksione të plota për garën janë të vendosura (në spanjolisht) në veb faqen e Kolumbia në hartë ( [10]Colombia En El Mapa) [10]. Një ka çastet e mira është se edhe pse shpërblimi është vizita në Gugëlpleks në Kaliforni, ku fituesi do të njoftohet me prodhuesit e veglave shfrytëzuese, ata e kan marr parasysh problemin e madh të qytetarëve të Kolumbisë, dhe shumë të tjerë, në marrje të vizave të SHBA-ve. D.m.th, nëse fituesi nuk do të ketë vizë valide, ata do ta dërgojnë në zyrat e Guglës në Argjentinë, vend në të cilin nuk janë të nevojshme vizat për qytetarët e Kolumbisë.

Colombia, the only risk is wanting to stay picture by *L*u*z*a*

Kolombia, i vetmi rrezik është të dëshirosh të qëdrosh [11] foto nga *L*u*z*a* [12]

Edhe pse në veb faqe është shkruar se mbishkrimet, mund të vendosen nga 31 mars deri më 6 maj, tani më është mundësuar shikimi dhe votimi për bloget që do të marrën pjesë, numri it ë cilit në këta çaste është mbi 70. Një ekzemplar që vërtet më pëlqeu është Çokoando [13]. Autori i tij, Xhose Aleksadro Gonzales Vargas, i njohur si barselombia [14] në JuTub, detyrën e ka marr më gjithë zemrë dhe e paraqet jetën në provincën bregore Çoko. Në blogun e tij Nativos [13], gjysmë dokumentar gjysëm udhëpërshkrues, tregon tregime dhe shfaq video me intervista me njerëz, biseda me banorët lokal dhe përshkruan përvojën e tij nga vizita e njerëzve dhe vendeve në Çoko. Krahina Çoko përkrah lëshimit të qeverisë, ka mbijetuar edhe krime lufte, përmbytje, tharje dhe uri të afro bashkësive të veta. Siç është e shkruar në shkrimin nga Wikipedia [15] [es]: “Edhe pse ka të klasifikuar gjeografi te pabesueshme, ekosistemi i vetëm dhe burimet e pashfrytëzuara, Çoko është njëra ndër krahinat me kushte më të vështira jetese në Kolumbi.”

Ai në dorën e tij i mban edhe aspektet e tjera të Çoko, veprat e tij, vendet, tregimet dhe njerëzit.

Videoja që vijon paraqet pejsazhet e mrekullueshme dhe fytyrat e njerëzve, të cilët përpos gjithë vështirësive nuk i kanë humbur buzëqeshjet e tyre. I quajtur është Urib, Kastano, Marulanda, Bush dhe paraqet kërkesë deri te përgjegjësit për të ardhmen e Kolumbisë të kujdesen për njerëzit të cilët jetojnë në këtë vend. Gjithashtu, mos nguroni të vizitoni JuTub kanalet në barselombia [14] dhe ti shikoni videot tjera të Kolumbisë.

Bolgu tjetër që do të merr pjesë është blogu i Viktor Solanos [16], i cili shkruan një tregim prej projektit Rajzing Voisis [17] [en], Hiperbario [18] për La Loma de San Havier, në Medelin, Kolumbi. Mbishkrimi i tij është i emëruar La Loma toka el cielo , që në përkthim do të thotë La Loma e prek qiellin.

Në këtë link mund të shikoni listën e plotë të të gjitha shënimeve të cilat garojnë, dhe njëkohësisht të votoni për ndonjërën nga ata.