Kolumbia: Gara krijon qytetarë gazetarë multimedial

Paraqitja e pjesëve të fshehta të Kolumbisë me ndihmën e veglave onlajn mund të ju dërgon në Gugëlpleks, nëse punimi juaj fiton në garë “Vendi më i mirë në Kolumbi”. Linket më të shumta të këtij mbishkrimi do të ju dërgojnë në veb faqe spanjolisht, përderisa nuk është e lajmëruar ndryshe. Publikimet Semana bashkë me gugël filluan garë të hapur për çdonjërin në Kolumbi, pa dallim të përkatësisë kombëtare, e cila përmbahet nga krijime, shkrime dhe tregime të përmbajtjes me të cilën njoftohet bota me vende veçanërisht të rëndësishme në Kolumbi, të cilat nuk janë të njohura për shumë njerëz , shfrytëzuar më së paku dy nga veglat e Gugël: Pikasa, JuTub, Googël hartat, Gugël bota, Skicimet (Sketch up), Krijues i faqeve (Page Creator) dhe/ose Panoramio, si edhe dokumentimet e kërkimeve dhe progresi nëpërmjet blogut. Për shpërndarje të shpërblimeve, prej anës së gjykatësve do të shikohen disa aspekte: kualiteti i përmbajtjes, kreativiteti i autorit/autorëve, përshtatshmëria e tregimeve, shpërndarja e punës dhe përdorimi adekuat i veglave të përfshira, përdorimi i veb burimeve të ndryshme dhe interesi dhe komenti i shfrytëzuar.

Informata dhe instruksione të plota për garën janë të vendosura (në spanjolisht) në veb faqen e Kolumbia në hartë (Colombia En El Mapa). Një ka çastet e mira është se edhe pse shpërblimi është vizita në Gugëlpleks në Kaliforni, ku fituesi do të njoftohet me prodhuesit e veglave shfrytëzuese, ata e kan marr parasysh problemin e madh të qytetarëve të Kolumbisë, dhe shumë të tjerë, në marrje të vizave të SHBA-ve. D.m.th, nëse fituesi nuk do të ketë vizë valide, ata do ta dërgojnë në zyrat e Guglës në Argjentinë, vend në të cilin nuk janë të nevojshme vizat për qytetarët e Kolumbisë.

Colombia, the only risk is wanting to stay picture by *L*u*z*a*

Kolombia, i vetmi rrezik është të dëshirosh të qëdrosh foto nga *L*u*z*a*

Edhe pse në veb faqe është shkruar se mbishkrimet, mund të vendosen nga 31 mars deri më 6 maj, tani më është mundësuar shikimi dhe votimi për bloget që do të marrën pjesë, numri it ë cilit në këta çaste është mbi 70. Një ekzemplar që vërtet më pëlqeu është Çokoando. Autori i tij, Xhose Aleksadro Gonzales Vargas, i njohur si barselombia në JuTub, detyrën e ka marr më gjithë zemrë dhe e paraqet jetën në provincën bregore Çoko. Në blogun e tij Nativos, gjysmë dokumentar gjysëm udhëpërshkrues, tregon tregime dhe shfaq video me intervista me njerëz, biseda me banorët lokal dhe përshkruan përvojën e tij nga vizita e njerëzve dhe vendeve në Çoko. Krahina Çoko përkrah lëshimit të qeverisë, ka mbijetuar edhe krime lufte, përmbytje, tharje dhe uri të afro bashkësive të veta. Siç është e shkruar në shkrimin nga Wikipedia [es]: “Edhe pse ka të klasifikuar gjeografi te pabesueshme, ekosistemi i vetëm dhe burimet e pashfrytëzuara, Çoko është njëra ndër krahinat me kushte më të vështira jetese në Kolumbi.”

Ai në dorën e tij i mban edhe aspektet e tjera të Çoko, veprat e tij, vendet, tregimet dhe njerëzit.

Videoja që vijon paraqet pejsazhet e mrekullueshme dhe fytyrat e njerëzve, të cilët përpos gjithë vështirësive nuk i kanë humbur buzëqeshjet e tyre. I quajtur është Urib, Kastano, Marulanda, Bush dhe paraqet kërkesë deri te përgjegjësit për të ardhmen e Kolumbisë të kujdesen për njerëzit të cilët jetojnë në këtë vend. Gjithashtu, mos nguroni të vizitoni JuTub kanalet në barselombia dhe ti shikoni videot tjera të Kolumbisë.

Bolgu tjetër që do të merr pjesë është blogu i Viktor Solanos, i cili shkruan një tregim prej projektit Rajzing Voisis [en], Hiperbario për La Loma de San Havier, në Medelin, Kolumbi. Mbishkrimi i tij është i emëruar La Loma toka el cielo , që në përkthim do të thotë La Loma e prek qiellin.

Në këtë link mund të shikoni listën e plotë të të gjitha shënimeve të cilat garojnë, dhe njëkohësisht të votoni për ndonjërën nga ata.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.