Hetime në Singapor pas një komenti në Facebook se ministri do qëllohej me vezë

Ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë K Shanmugam (majtas) dhe përdoruesi i Facebook Edmund Zhong (djathtas)

Dy përdorues të Facebook në Singapor janë nën hetim nga policia se postuan një koment për hedhjen e një veze Ministrit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme K. Shanmugam.

Edmund Zhong, 20 vjeç, e la këtë koment në një artikull të Channel News Asia në Facebook për një adoleshent australian i cili qëlloi me vezë një senator konservator: “Unë dua t'ia bëj këtë K Shanmugam”. Një tjetër përdorues i Facebook e nxiti Zhong që ta bëjë një gjë të tillë.

Tre ditë më vonë, Zhong mori një njoftim nga policia ku informohej se po hetohej nën akuzën “komunikimi elektronik për të nxitur dhunën” sipas nenit 267C të Kodit Penal. Nëse shpallet fajtor, Zhong mund të përballet me burgim deri në pesë vjet ose me gjobë, ose të dyja.

Ai shpërndau njoftimin e policisë në një grup në Facebook të quajtur “Ankesat në Singapor”.

3 ditë më parë, 2 oficerë nga divizioni Ang Mo Kio shkuan në shtëpinë time pas komentit se do të qëlloja me vezë K Shanmugam. Pata ndjenja të përziera, pasi nuk pres që një koment i padëmshëm, por i drejtpërdrejtë, mund të ketë kaq shumë reagime.

Në një intervistë, Zhong tha se po bënte vetëm një shaka. Ai shtoi se komenti i tij ‘i padëmshëm’ duhet të mbrohet në bazë të rregullave të lirisë së fjalës:

Për të qenë i sinqertë, nuk ndjej shumë keqardhje. Unë mendoj se është çështje e lirisë së fjalës dhe se kemi të drejtë të shprehim mendime të tilla.

Në një postim në Facebook, Shanmugam pranoi se Zhong po bënte shaka:

Kur më thanë për këtë, qesha – fjalë të ekzagjeruara disi të një të riu.

Më pas u informova për të shkuarën e tij dhe se ai do të intervistohej për të vërtetuar se ai nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim.

Mirëkuptova shqetësimet e policisë. Unë mund të qesh me këto komente, por kuptohet, policia nuk mundet.

Unë jam shumë më i shqetësuar se komentet e tij publike në FB-në, për qëndrimin e tij ndaj narkotikëve. Shpresoj që ai të mos eksperimentojë më tej me kanabis, pavarësisht se sa të dëshirueshme mund t'i duken drogat.

Kritikët u kapën me fjalinë e fundit të postimit të ministrit, që iu referua përdorimit të kanabisit. Disa e akuzuan ministrin se po përpiqej të frikësonte Zhong-un:

Shanmugan është një nga njerëzit më të fuqishëm në Singapor dhe ky është një fëmijë 20-vjeçar.

Është bullizëm i pastër dhe Shanmugan duhet të jetë i shqetësuar. Sinqerisht, ka një shans të madh që ai ia shkatërroi jetën e këtij djali, vetëm sepse nuk mund të kuptojë një shaka. Unë e urrej bullistët

- Kevin McSpadden (@kevinmcspadden)

Alternative View, një faqe socio-politike në Facebook, shkroi:

Nuk ka nevojë të përmendë insinuata në lidhje me karakterin e njeriut me disa postime në lidhje me drogën.

Por fakti që ai e bëri këtë dhe madje e përsëriti emrin e të riut në postimin e tij tregon karakterin e tij.

Disa persona dolën në mbrojtje të policisë, duke argumentuar se po kryente detyrën. Ndërsa të tjerë i kujtuan Zhong dhe përdoruesit e tjerë të mediave sociale që të merrnin përgjegjësinë për postimet e tyre. Por përdorues të internetit kanë vënë në pikëpyetje hetimin e policisë. Disa e quajtën atë një përgjigje joproporcionale e të ashpër nga ana e policisë.

Qytetari Online, një faqe informative në internet, parashtroi një seri pyetjesh për incidentin, duke dalë në përfundimin se do të vendosë një precedent ekstrem për rastet e ardhshme:

Me incidentin e fundit, njerëzit në Singapor mund të pyesin veten nëse komentet e ngjashme ndaj figurave të tjera publike në të ardhmen do të justifikonin rrjedhën e veprimeve nga SPF [Forca Policore e Singaporit] si dhe akuzat e rënda.

A duhet që çështjet, siç janë komentet “e pafajshme” të bëra në rrjetet sociale, të kalojnë në hetim publik e duke përdorur SPF-në si një formë sigurie personale ose truprojë, për t'i frikësuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë?

Për krimin, për të cilin policia ka kërcënuar të ndjekë penalisht Zhong, neni 267C i Kodit Penal, thotë:

Kushdo që …. bën apo komunikon nxitje për dhunë ose këshillim për mosbindje ndaj ligjit apo çdo urdhri të një nëpunësi publik ose që ka gjasa të çojë në çdo shkelje të rendit dënohet me burgim për një afat që mund të zgjasë deri në 5 vjet, ose me gjobë, ose me të dyja.

Nëse dëshira e Zhong për të qëlluar me vezë një ministër përmbush përkufizimin dhe ndëshkimin përkatës të parashtruar më lart, çfarë fjalësh të tjera në internet mund të ndëshkohen në këtë nivel?

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.