Shënim: Ky artikull përmban foto që disa lexuesve mund t'iu duken fyese.
Politikania pro BE-së dhe njëkohësisht avokate, Zuzana Çaputová fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Sllovakisë, që u mbajt më 16 mars, me 40 për qind të votave. Ajo do të përballet në raundin e dytë më 30 mars, me Maroš Šefčovič, një kandidat i pavarur i mbështetur nga partia populiste qeverisëse e majtë, SMER.
Me një platformë anti-korrupsion, Zuzana Čaputová publikisht kërkon zbardhjen e vrasjes së gazetarit Jan Kuciak, vdekja brutale e të cilit në mars 2018 tronditi shoqërinë sllovake.
Ajo u bë një figurë qendrore publike, pas një fushate të suksesshme për mbylljen e një vendgrumbullimi plehrash në qytetin e saj, Pezinok. Kompania menaxhuese e landfillit kishte lidhje me biznesmenin e fuqishëm Marián Koçner, i cili aktualisht është i dyshuari kryesor për urdhërimin e vrasjes së Kuciak.
Čaputová mundi disa kandidatë në një garë plot zhvillime që përfshiu menjëherë internetin sllovak me postera qesharakë (meme). Këtu janë disa prej tyre.
Ish udhëheqësi me aspirata për drejtësinë
Udhëheqësi i SMER-it, Robert Fico ishte kryeministri i Sllovakisë dy herë, në 2006-2010 dhe 2012-2018. Pasi protestat për vrasjen e Jan Kuciak, e detyruan të japë dorëheqjen, ai vendosi të përfshihej në sistemin e drejtësisë, duke synuar një pozicion në Gjykatën Kushtetuese.
Kur presidenti aktual i Sllovakisë Andrej Kiska deklaroi se nuk do ta firmosë emërimin e tij, Fico përdori pozitën ndikuese në parti për të bllokuar konfirmimin në parlament të të gjithë të emëruarve në Gjykatën Kushtetuese, me shpresën se kreu i ardhshëm i shtetit do të ishte më bashkëpunues. Satiristët e kritikuan atë për vendosjen e interesave personale përpara atyre të shtetit, duke e krahasuar me perandorin romak Nero.
Duke u përballur me opinionin e tejskajshëm negativ në publik, Fico pati vështirësi në gjetjen e një kandidati presidencial, i cili do ta ndihmonte atë të arrinte ambiciet në drejtësi. Në një zhvillim të minutës së fundit, SMER tërhoqi nga Brukseli diplomatin e karrierës, Maroš Šefčovič, i cili ishte Komisioner Evropian për Energjinë, për të përfaqësuar partinë në zgjedhjet e këtij viti.
Zyrtarisht, Šefčovič po kandidon si i pavarur, vetëm me mbështetjen e SMER. Ai ka krijuar profilin si mbrojtës i vlerave të krishtera, duke kritikuar kundërshtaren e tij Čaputová si “një promovuese të axhendës liberale”, kjo pasi ka dhënë pëlqimin për martesat e personave të të njëjtit seks e adoptimin e fëmijëve nga ta si dhe migrimin.
Kandidatët ksenofobë ‘anti-sistem’
Një burrë tjetër në lojë ishte Štefan Harabin, i Gjykatës Supreme, dhe ish-ministri i drejtësisë në administratën e parë Fico. Në këto zgjedhje, ai u vetëquajt kandidat “anti-sistem” dhe garoi me një platformë kundër emigrantëve dhe anti-islamit.
Sllovakia ka numrin më të ulët të migrantëve në BE. Ajo gjithashtu ka një nga përqindjet më të ulëta të banorëve myslimanë në kontinent – më pak se 0.1 për qind e popullsisë, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Përpjekjet e Harabin për të nxitur frikën në publik nga rreziqet e emigrantëve sollën shumë tallje nga satiristët në internet.
I njohur për pasionin e tij për uniformat në stilin e atyre të rojeve Hlinka, kandidati neo-nazist Marián Kotleba përfundoi raundin e parë me 10 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Ndërsa aspiratat e tij kryesore politike janë dalja e Sllovakisë nga NATO-ja dhe BE, Kotleba gjithashtu u bazua në fushatë edhe te platforma anti-LGBT. Për shembull, së bashku me sloganin e tij “Më në fund, një president sllovak”, posterat e tij përfshinin mesazhe si: “Familja përbëhet nga një burrë dhe një grua, STOP LGBT!”
Një tjetër poster i Kotlebës shkruante se ai ishte i vetmi politikan në Sllovaki i cili nuk e “dorëzoi pallton e tij”, komentuesit online vlerësuan sinqeritetin, duke theksuar se ai është me të vërtetë “i njëjti nazist ai ka qenë gjithmonë”.
Blogu Cynical Monster doli haptazi me lidhjen e politikanëve ekstremistë të djathtë me paraardhësit e tyre ideologjikë, me një karikaturë të quajtur “Parajsa Clerofashiste“.
Kisha mbështet kandidatin e partisë në pushtet
Arqipeshkvi katolik Jan Orosch gjatë një predikimi publik paralajmëroi (në minutën 35:20 të videos) se votimi për Čaputovën do të ishte një mëkat i rëndë. Kjo nuk u prit mirë nga disa katolikë – paraardhësi i tij Róbert Bezák dhe prifti e filozofi çek Tomas Halík kundërshtuan pozicionin e kryepeshkopit dhe shprehën mbështetjen publike për Čaputovan.
Ndërkohë, anëtarët e shquar të kishës mbështetën Šefčovič, duke injoruar anëtarësimin në të shkuarën në Partinë Komuniste ose periudhën e tij të fundit të ashtuquajtur “liberale” në Bruksel, si komisioner i BE. Kjo situatë solli shumë postera qesharakë.
Përballja më 16 mars
Pasi kandidatët kryesorë anti-sistem nuk arritën të kalonin në raundin e dytë, menjëherë filluan të fajësojnë njëri-tjetrin për dështimin.
Organizatorët e “Për Slloveninë e Mirë” morën pjesë në fushata pa mbështetjen e një kandidati konkret. Ata kanë udhëtuar në të gjithë vendin duke mbajtur debate publike dhe thonë se kanë mësuar se shumë njerëz po e konsideronin Çaputovën ose Harabinin, sepse të dy premtuan ndryshime.
Ndërkohë, shumica e mbështetësve të krahut të djathtë të Kotleba kanë thënë se ata i konsiderojnë Čaputová dhe Šefcovič si liberalë të papranueshëm perëndimorë.
Ndërkohë, Čaputová kishte mbështetjen e kërkuesit dhe sipërmarrësit Róbert Mistrík, një kandidat tjetër i pavarur, i cili fillimisht doli mirë në sondazhe, por u tërhoq në minutën e fundit kur sondazhet treguan se Čaputová kishte shanse më të mira për të fituar. Megjithatë, emri i tij u shtyp në fletëvotime dhe ai përfundoi duke marrë 0,15 për qind të votave, të cilat u konsideruan të pavlefshme.
Blogerja Paula Kentošová shkroi për përvojën e saj me njerëzit e gatshëm për të votuar për Harabin ose Kotleba. Pasi dështoi të ndryshonte mendimet e tyre, ajo filloi të pajtohej me stilin e Čaputovës – i cili është lavdëruar për drejtimin e një fushate të pastër pa përdorur sulme personale ndaj kundërshtarëve të saj:
My neextrémisti by sme to mali robiť inak. Rozprávať sa, poukázať na fakty, ktoré presvedčili nás, poskytnúť možnosť na diskusiu. V momente, keď totiž začneme zaryto bojovať len za tú našu pravdu, v momente, kedy začneme urážať a znevažovať mienku tých, ktorí majú opačný postoj – v tom momente sme prehrali a meníme sa na tých, ktorých sa bojíme. Extrémistov.
Ne jo ekstremistët duhet ta bëjmë ndryshe. Duke folur, duke treguar faktet që na bindën, duke ofruar një mundësi për diskutim. Në momentin që fillojmë të luftojmë vetëm për të vërtetën tonë, në momentin që fillojmë të fyejmë dhe të përgënjeshtrojmë mendimin e atyre që kanë pozicion të kundërt – në atë moment kemi humbur dhe po kthehemi tek ata që kemi frikë. Ekstremistët.