See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Аrgjentina: veb sipërmarrësit në “Luginën Palermo”

pv.jpg

Fotoja nga Santi Boj
dhe është përdorur nën liçencëne Vlerave të përbashkëta (Creative Commons).

Тviter ishte një nga veglat më të përfolura të vitit 2007 dhe me shfrytëzimin e saj jepet bashkësi përreth shkurtesës së porosive ose mikroblogimit. Shumica e njerëzve shpejtë e vërejtën dobinë e tij apo statusin “modern” të tij. Edhe pas gjithë kësaj, Tviter edhe më tej shfrytëzohet nga më shumë shfrytëzues dhe ka me mijëra porosi në ditë. Në një bashkësi të tillë, lindi ideja për krijimin e rrjetit nga veb sipërmarrësit argjentinas. Santiago Siri komenton se do të ishte interesante të mblidhen të gjithë bashkë, për shkak se shumë veb 2.0 iniciativa në Argjentinë më së shumti ndodhin jashtë Palermës, një nga lagjet më tradicionale në Buenos Aires.

Мariano Amartino nga Weblogs Sobre Weblogs [es] shpreh shkurtimisht se çka ka ndodhur:

A Vanesa Kolodziej, inversora de capital de riesgo, la idea le pareció interesante: junto a otras personas de Twitter tomó la URL, subió un blog y organizó en menos de 3 días la primer Palermo Valley Night: un happy hour para inaugurar el barrio y conocer a las demás personas interesadas en web 2.0. Calcularon que vendrían 20 a 30 personas, pero asistieron más de 70, todas relacionadas con proyectos de Internet locales.

Për Vanesa Kolexhej, një investitor për kapital të rrezikshëm, ideja dukeshe interesante: bashkë me të tjerët nga bashkësia Tviter, është i rezervuar emir i domenit, është i vendosur blogu [es] dhe për më pak se 3 ditë ndodhi nata e parë e Palermës: orë të lumtura (happy hour) për njoftim me lagjen dhe njoftim me njerëz të tjerë të interesuar për veb 2.0. Sipas vlerësimit të tyre, prisnin pjesëmarrje të 20-30 vetave, por morën pjesë mbi 70 dhe çdonjëri nga ata ishte i kyçur në internetet nga projektet vendore

Lugina Palermo u shndërrua në takim të rregullt të sipërmarrësve vendor, pikërisht për shkak të reagimit të shkëlqyeshëm të iniciativës së 21 Shkurtit. Ata shumë shpejtë e hapën blogun e tyre në të cilën u përfshinë ndodhitë dhe lista e blogeve që përshkruajnë ngjarjen [es]. Psihogik [es] përmbledh ngjarjen në këtë mënyrë:

Hoy estuve un rato en el primer encuentro de Palermo Valley, fue impresionante ver la cantidad de gente que se acerco en una convocatoria por medio de Blogs y Twitter. El bar donde nos juntamos quedo completamente desbordado ya que como mucho entraban 25 personas sentadas y fueron más de 70!!!!

Sot isha në takimin e parë të Luginës së Palermës. Ishte impresionuese të shikoje sa njerëz ishin pjesëmarrës në ngjarje vetëm me thirrje ne blog dhe tviter. Lokali në të cilin u mblodhëm ishte i mbushur plotë, meqë lehtë merrte 25 vetë, por në takim ishin mbi 70!!!

Qëllimi i takimit ishte krijimi i vendit për komunikimin e sipërmarrësve vendas të cilët fillojnë projekte, ndërsa nuk kanë resurse të mjaftueshme për promovimin e tyre. Si shtesë, këta sipërmarrës kanë edhe arsye tjetër: krijim të rrjetit nga investitor potencial. Për shkak të suksesit të takimit, disa nga organizatorët filluan ndodhi paralele të quajtur Më starto Argjentinë [es], të cilën ata e definuan si në vijim: :

Start Me Up Argentina es un punto de encuentro real para que quienes están creando startups online se conozcan y creen la próxima generación de empresas web 2.0. Argentinas, a través de eventos a lo largo del año.

Më starto Argjentinë është vend i duhur për lidhjen e të gjithë atyre që fillojnë kompani onllajn, me qëllim që të njoftohen me njëri tjetrin dhe ta krijojnë gjeneratën e ardhshme në veb 2.0 nga Argjentina përreth këtyre ngjarjeve, këtë vit.

Me 13 Mars, u mbajt takimi i dytë në Luginën Palermo. Takimi i parë mblodhi 70 njerëz, ndërsa kësaj radhe më shumë se 300 ishin në publikë dhe lista e veb projekteve shpejt ishte në ngritje. Blogu i Uptu [es] shpreheshe atë natë:

Godoy (el bar seleccionado para el evento) alojó a unas 300 personas y si bien en un momento la barra fue un poco sobrepasada, en líneas generales fue un muy buen lugar el elegido. Mucha más gente que el anterior muestra dos cosas; una, que hay mucha gente trabajando en la Web; y la segunda, es que muchos “curiosos” que quieren empezar en el mundo de los negocios Web usan estos eventos para hacer algunas consultas, las cuales -a pesar de no ser los mas experimentados- respondimos y esperamos haber ayudado.

Godoj (lokali i zgjedhur i ngjarjes) mblodhi rreth 300 njerëz dhe ishte pak i përmbushur, por ishte zgjedhje e mirë. Fakti se ishin pjesëmarrës shumë njerëz nga radha e kaluar shfaqi dy gjëra: fillimisht, ekzistojnë shumë njerëz që punojnë në veb, e dyta, ekzistojnë shumë të tjerë të interesuar për të filluar kështu onllajn biznese dhe i shfrytëzojnë këto ngjarje për të parashtruar pyetje, në të cilat edhe pse nuk kemi shumë eksperiencë – përgjigjemi dhe shpresojmë që përgjigjet ton do të ndihmojnë.

Takimi i tretë në luginën Palermo aktualisht është në përgatitje [es], ndërsa në këtë takim do të prezantohen disa nga projektet. Shembulli i Argjentinës i motivon vendet tjera të Amerikës Latine të mbajnë “takime luginore” [es] të vetat. Si që është përmendur në blog në Luginën Palermo, tanimë ekzistojnë Lugina e Kosta Rikës [es] dhe Çiles, Lugina e Santiagos [es] dhe Lugina Salmon [es].

Nëse dëshironi ta shikoni listën e tërë të bizneseve të nisura dhe faqet të cilat marrën pjesë në Luginën Palermo, vizitoni blogun e organizatorëve. Gjithashtu, ekzistojnë fotografi të Flickr dhe grupe të Linkedin.

Përkthyer nga Eduardo Avila

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.