- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

26 Marsi: Bangladeshi feston Deklaratën e pavarësisë

Kategoritë: Azia Jugore, Bangladeshi, Historia, Kombësia e Raca, Lufta e konflikti, Politika, Të drejtat e njeriut

Ndërsa Bangladeshi feston ditën e pavarësisë ë 26 mars, blogosfera bangla është e përmbytur me postime që rijetojnë Operacionin e tmershëm Searchlight (kërko dritë) i cili u lansua nga Armata Pakistaneze në 25 mars 1971, një përkpjekje e pashpresë për ta shuar Lëvizjen Nacionle Bengale [1].

Abul Bahari [2] sjell në jetë atë natë fatale të 25 marsit 1971 me këto fjalë:

Papritmas Daka mbeti në heshtje. Përreth ishte qetësi e plotë. Vendi dridhej nga shkelja e rëndë e forcave të këqija. Toka u ngjye në të kuqe dhe era e këndshme e lules hasnahana u mposht nga kutërbimi i gjakut.

Blogerët sot janë të zhurmshëm për 3 milionë njerëz që u farosën gjatë vitit 1971. Arkivi i Bangladeshit për gjenocid [3] u përpilua me shumë kujdes nga disa blogerë prijës Bangla , që ta vetëdijësojnë qytetarët për madhësinë e ligësisë të bërë ndaj popullit Bengal nga Armata Pakistaneze e ndihmuar prej Razakarve. [4] Një veb faqe e re që u lansua nga blogerët është Bangladesh 1971 [5], e cila synon të lidhë gjeneratën e re të Bangladeshit me jetën dhe kohën e njerëzve që luftuan për pavarësinë e shtetit, derisa në të njëjtën kohë mban lart tensionin e ndërgjegjes Kombëtare.

Pse sot është e nevjshme të rijetohet lufta për liri? Ndoshta për t'iu shmangur “holivudizimit për luftën çlirimtare” siç thotç Raseli [6]. Gjithashtu, Shamim [7] e qartëson pse pas shumë vitesh, akoma është e domosdoshme të gjykohen kriminelët e luftës. Ai thotë se nuk vjen nga ndjenja e ndëshkimit, por më tepër si mbajtës i ardhshëm që e bën “vendosjen në libër” të nevojshme. Gjithashtu është një hap i nevojshëm drejt sigurimit të drejtësisë dhe përfundim për viktimat dhe familjet e tyre që mbijetuan.

Rabab [8] shkruan se në këtë ditë të Pavarësisë, ai nuk ka inspirim por vetëm ndjenjë të dhimbjes dhe hidhërmimit kur sheh rreth vetes korupsionin dhe fitoren e fuqive separatiste, ëndërrat për një Bangladesh të bashkuar dhe ekonomikisht të fortë zbehen në dëshpërim. Blogeri Shobjanta [9] si duket ndanë këtë dhimbje. Mirëpo, ndjenja zhduket kur dëgjon Himnin Kombëtar [10] “Amar Shonar Bangla, ami tomay bhalobashi” (Bengali im i dashur, të dua).