26 Marsi: Bangladeshi feston Deklaratën e pavarësisë

Ndërsa Bangladeshi feston ditën e pavarësisë ë 26 mars, blogosfera bangla është e përmbytur me postime që rijetojnë Operacionin e tmershëm Searchlight (kërko dritë) i cili u lansua nga Armata Pakistaneze në 25 mars 1971, një përkpjekje e pashpresë për ta shuar Lëvizjen Nacionle Bengale.

Abul Bahari sjell në jetë atë natë fatale të 25 marsit 1971 me këto fjalë:

Papritmas Daka mbeti në heshtje. Përreth ishte qetësi e plotë. Vendi dridhej nga shkelja e rëndë e forcave të këqija. Toka u ngjye në të kuqe dhe era e këndshme e lules hasnahana u mposht nga kutërbimi i gjakut.

Blogerët sot janë të zhurmshëm për 3 milionë njerëz që u farosën gjatë vitit 1971. Arkivi i Bangladeshit për gjenocid u përpilua me shumë kujdes nga disa blogerë prijës Bangla , që ta vetëdijësojnë qytetarët për madhësinë e ligësisë të bërë ndaj popullit Bengal nga Armata Pakistaneze e ndihmuar prej Razakarve. Një veb faqe e re që u lansua nga blogerët është Bangladesh 1971, e cila synon të lidhë gjeneratën e re të Bangladeshit me jetën dhe kohën e njerëzve që luftuan për pavarësinë e shtetit, derisa në të njëjtën kohë mban lart tensionin e ndërgjegjes Kombëtare.

Pse sot është e nevjshme të rijetohet lufta për liri? Ndoshta për t'iu shmangur “holivudizimit për luftën çlirimtare” siç thotç Raseli. Gjithashtu, Shamim e qartëson pse pas shumë vitesh, akoma është e domosdoshme të gjykohen kriminelët e luftës. Ai thotë se nuk vjen nga ndjenja e ndëshkimit, por më tepër si mbajtës i ardhshëm që e bën “vendosjen në libër” të nevojshme. Gjithashtu është një hap i nevojshëm drejt sigurimit të drejtësisë dhe përfundim për viktimat dhe familjet e tyre që mbijetuan.

Rabab shkruan se në këtë ditë të Pavarësisë, ai nuk ka inspirim por vetëm ndjenjë të dhimbjes dhe hidhërmimit kur sheh rreth vetes korupsionin dhe fitoren e fuqive separatiste, ëndërrat për një Bangladesh të bashkuar dhe ekonomikisht të fortë zbehen në dëshpërim. Blogeri Shobjanta si duket ndanë këtë dhimbje. Mirëpo, ndjenja zhduket kur dëgjon Himnin Kombëtar “Amar Shonar Bangla, ami tomay bhalobashi” (Bengali im i dashur, të dua).

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.