- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Qeveria e Zhair Bolsonaros e quan kandidaten për Oskar një ‘militante anti-brazilian’

Kategoritë: Amerika Latine, Brazili, Aktivizmi dixhital, Art e Kulturë, Filmat, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Zgjedhjet

Protestat pro dhe kundër shkarkimit të Dilma Rusef në vitin 2016 përpara Kongresit të Brazilit. Foto: Pamje nga ‘Skaji i demokracisë'/ Youtube

Që nga premiera e tij në Netflix në qershor të 2019, dokumentari i regjizores Petra Kosta ”Skaji i demokracisë” [1] ka ndezur flakët e polarizmit të pafundëm në Brazil. Opinionet rreth filmit priren të bien me kujdes në vijat e partisë politike. Ata që e pëlqyen filmin janë radikalë të majtë ndërsa ata që nuk e pëlqyen janë fanatikë të Bolsonaros, të cilët mbështetën një grusht shteti. Ky lloj i thjeshtësimit është kryesisht ajo që debati politik arrin në Brazil 2020.

Kosta tregon historinë e ngjarjeve ndarëse që rrethojnë shkarkimin e ish-presidentit Dilma Rusef [2] në 2016, ndërsa hyn në historinë e kohëve të fundit të demokracisë së re të vendit, nga fundi i diktaturës ushtarake në vitet 1980, nëpërmjet zgjedhjes së ish-kreut të unionit Luiz Inacio Lula da Silva në 2002 dhe më së fundi në ngritjen e Bolsonaros.

Debatet rreth filmit qenë varrosur prej kohësh nga cunami i lajmeve politike të përditshme, por ato dolën përsëri me forcë të plotë muajin e kaluar kur Akademia e Figurave Kinematike dhe Shkencës [3] e propozoi filmin për një Oskar të dokumentarit më të mirë.

Më 3 shkurt, llogaria zyrtare në Twitter e zyrës së komunikacionit të Jair Bolsonaros postoi një video të intervistës së Kostës me kanalin amerikan të lajmeve PBS duke e quajtur atë një “militante anti-brazilian:”

Në Shtetet e Bashkuara, prodhuesja e filmave Petra Kosta mori rolin e një militanteje anti-brazilian që po shpif imazhin e shtetit të saj jashtë vendit. Por ne jemi këtu për të treguar realitetin. Mos besoni në trillime, beso në fakte.

Ekspertët nga gazeta ligjore braziliane Conjur [6] nuk binin dakord nëse postimi në Twitter shkelte ndonjë normë ligjore. Disa thonë se filmi thyen parimin e personalitetit të institucioneve publike, ndërsa të tjerë pretendojnë se edhe po të ndodhte kjo gjë do të ishte ende brenda kufijve të lirisë së shprehjes. Ligjvënësja Maria do Rosario [7], e cila ka një histori përplasjesh [8] me Presidentin Bolsonaro, paraqiti një ankesë në Zyrën e Prokurorisë Publike rreth postimeve.

Përpara kësaj, vetë Presidenti Bolsonaro kishte thënë se filmi ishte një “trillim” dhe “broçkull” ndërsa djali i tij i ri, Ligjvënësi Eduardo Bolsonaro, e quajti Kostan “një plehrë.”

Llogaria zyrtare e Dilma Rusef botoi [9] një shkrim që mbron Kostën dhe thotë se “sot nuk ka bjeri më ‘anti-brazilian’ dhe më të dëmshme për imazhin e vendit, sesa vetë Presidenti Bolsonaro.”

Në qoftë se ‘Skaji i demokracisë’ fiton çmimin e dokumentarit më të mirë më 9 shkurt, do të jetë Oskari i parë i dhënë një prodhimi brazilian (bashkëprodhimet me vendet e tjera kanë fituar çmimet më parë).

Personalja është politike

Si mbesa e themeluesit të një prej firmave më të mëdha të ndërtimit në Brazil dhe një e përfshirë në operacionin e ”Larjes së Makinave” dhe vajza e militantëve të majtë që luftuan kundër diktaturës ushtarake (1964-1985), Kosta e tregon historinë e demokracisë së Brazilit si një sfond të jetës së saj personale.

Tregimi është dashamirës ndaj Partisë së Punëtorëve, e cila sundoi vendin pas fitimit të tre zgjedhjeve nga 2002 deri në heqjen e Rusefit në vitin 2016. Tregimi pajtohet me idenë që Rusef u rrëzua nga një grusht shteti parlamentar [10] i kryesuar nga opozita për akuza të vogla (mashtrim kontabël që fshehu madhësinë e një borxhi në rritje), krahasuar me skandalet e korrupsionit shuma nga ata kongresmenë u ngatërruan vetë.

Kosta kishte me të vërtetë mundësinë e hyrjes në nivelet e larta të partisë — ajo mundi të filmonte lëvizjen e Dilmës nga shtëpia presidenciale dhe përdori filmime ekskluzive nga fotografi personal i Lulës.

Në kohën kur filmi u lançua, media vuri në pikëpyetje marrëdhëniet midis nënës së Petrës [11] dhe familjes së Lulës [11], e cila nuk është plotësisht e ditur në film. Revista piauí [12], një revistë mujore braziliane, zbuloi se një fotografi mjeko-ligjore nga viti 1976 e përdorur në film ishte ndryshuar dixhitalisht. Fotografia tregon Pedro Pomar, një luftëtar gueril anti-diktaturës së bashku me këshilltarin e prindërve të Kostës, të vendosur në një dysheme plot me gjak pasi u vranë nga policia ushtarake. Në versionin e filmit, një shotgan dhe një revolver që ishin pranë trupit të tij ishin fshirë.

Për gazetarët e piauít, Kosta pretendoi se po priste dikë që të kapte detajin. Ajo tha se i fshiu dixhitalisht armët, sepse ishin vendosur nga policia  për të inkriminuar Pomarin dhe persona të tjerë të cilët u vranë. Me të vërtetë, ka mjaft dokumente publike që mbështesin pretendimin se autoritetet i vendosën armët pas vrasjeve.

Dokumentari si përvojë

Shumë kritikë të filmit thonë se Kosta është e njëanshme, ndërsa shumë të tjerë e vlerësojnë Petrën pikërisht për përfshirjen e pikëpamjes së saj personale. Gazetari Renato Terra [13], në një artikull për Folha de São Paulo, tha:

O bom documentário, aprendi ali, é o que provoca uma experiência. A ideia de que um documentário tem que ser imparcial, didático, informativo já foi superada há muito tempo. O gênero que mais evoluiu, que mais permite inovações, que mais valoriza a criatividade é o documentário.

Kam mësuar që dokumentari i mirë, është ai që stimulon një përvojë. Ideja se një dokumentar duhet të jetë i paanshëm, didaktik, informues është kapërcyer prej kohësh. Dokumentari është ai zhanër që ka evoluar më së shumti, ai që lejon për shumicën e novacioneve, që vlerëson kreativitetin më së shumti.

Filmi i kostës u rekomandua nga disa artistë që zakonisht lidhen me pikëpamje të majta. Për shembull, mbretëresha Latifah ndau miratimin e filmit nga ylli brazilian Kaetano Velozo [14]:

Vetë Kosta ka bashkangjitur një postim në Twitter me një video në të cilën producentë si Xhein Kampion dhe Uim Uenders bashkë me aktorin Tim Robinson lavdërojnë filmin e saj.

Këtu, Xhein Kampion, Uim Uenders dhe Tim Robinson flasin rreth filmit tonë #TheEdgeofDemocracy [24] dhe krizës botërore të demokracisë. Shumë mirënjohje për bujarinë e tyre! @timrobbins  [25]@NetflixFilm  [26]@JuliaPaceti  [27]@jojonata  [28]

Midis kritikëve të Kostas është dhe shefi i marketingut të ish presidentit Mishel Temer, i cili njoftoi se po përgatit gjithashtu një version për historinë e shkarkimit, të quajtur: “Komplot kundër demokracisë” [29]

Jashtë vendit, filmi i Petras shihet si “një paralajmërim për demokracitë në mbarë botën” (CNN [30]), si një film që “përshkruan rënien e shtetit në populizëm dhe copëtimin e pëlhurës demokratike të tij” (The Guardian [31]), “një vështrim i furishëm dhe zemërthyer në Brazil” (The NY Times [32]) ”kërkesë e përzemërt, e paharrueshme për demokracinë e prishur të Brazilit” (The New Yorker Magazine [33]).

Rreth sulmeve që vijnë nga një institucion zyrtar qeveritar, Kosta tha:

The Brazilian government used its Secretary of Communication official account on social media to attack me calling me an anti-patriot. This is yet another step towards authoritarianism, in face of which we should not remain silent #TheEdgeofDemocracy [17] https://t.co/4rJ9VmRNsy [34]

— Petra Costa (@petracostal) February 4, 2020 [35]

Qeveria Braziliane përdori llogarinë e saj zyrtare të Sekretarit të Komunikimit për mediat sociale për të më sulmuar, duke më quajtur një anti-patriote. Ky është edhe një hap tjetër drejt autoritarizmi, përballë të cilit ne nuk duhet të qëndrojmë të heshtur #TheEdgeofDemocracy [24]https://t.co/4rJ9VmRNsy [34]