Qeveria e Zhair Bolsonaros e quan kandidaten për Oskar një ‘militante anti-brazilian’

Protestat pro dhe kundër shkarkimit të Dilma Rusef në vitin 2016 përpara Kongresit të Brazilit. Foto: Pamje nga ‘Skaji i demokracisë'/ Youtube

Që nga premiera e tij në Netflix në qershor të 2019, dokumentari i regjizores Petra Kosta ”Skaji i demokracisë” ka ndezur flakët e polarizmit të pafundëm në Brazil. Opinionet rreth filmit priren të bien me kujdes në vijat e partisë politike. Ata që e pëlqyen filmin janë radikalë të majtë ndërsa ata që nuk e pëlqyen janë fanatikë të Bolsonaros, të cilët mbështetën një grusht shteti. Ky lloj i thjeshtësimit është kryesisht ajo që debati politik arrin në Brazil 2020.

Kosta tregon historinë e ngjarjeve ndarëse që rrethojnë shkarkimin e ish-presidentit Dilma Rusef në 2016, ndërsa hyn në historinë e kohëve të fundit të demokracisë së re të vendit, nga fundi i diktaturës ushtarake në vitet 1980, nëpërmjet zgjedhjes së ish-kreut të unionit Luiz Inacio Lula da Silva në 2002 dhe më së fundi në ngritjen e Bolsonaros.

Debatet rreth filmit qenë varrosur prej kohësh nga cunami i lajmeve politike të përditshme, por ato dolën përsëri me forcë të plotë muajin e kaluar kur Akademia e Figurave Kinematike dhe Shkencës e propozoi filmin për një Oskar të dokumentarit më të mirë.

Më 3 shkurt, llogaria zyrtare në Twitter e zyrës së komunikacionit të Jair Bolsonaros postoi një video të intervistës së Kostës me kanalin amerikan të lajmeve PBS duke e quajtur atë një “militante anti-brazilian:”

Në Shtetet e Bashkuara, prodhuesja e filmave Petra Kosta mori rolin e një militanteje anti-brazilian që po shpif imazhin e shtetit të saj jashtë vendit. Por ne jemi këtu për të treguar realitetin. Mos besoni në trillime, beso në fakte.

Ekspertët nga gazeta ligjore braziliane Conjur nuk binin dakord nëse postimi në Twitter shkelte ndonjë normë ligjore. Disa thonë se filmi thyen parimin e personalitetit të institucioneve publike, ndërsa të tjerë pretendojnë se edhe po të ndodhte kjo gjë do të ishte ende brenda kufijve të lirisë së shprehjes. Ligjvënësja Maria do Rosario, e cila ka një histori përplasjesh me Presidentin Bolsonaro, paraqiti një ankesë në Zyrën e Prokurorisë Publike rreth postimeve.

Përpara kësaj, vetë Presidenti Bolsonaro kishte thënë se filmi ishte një “trillim” dhe “broçkull” ndërsa djali i tij i ri, Ligjvënësi Eduardo Bolsonaro, e quajti Kostan “një plehrë.”

Llogaria zyrtare e Dilma Rusef botoi një shkrim që mbron Kostën dhe thotë se “sot nuk ka bjeri më ‘anti-brazilian’ dhe më të dëmshme për imazhin e vendit, sesa vetë Presidenti Bolsonaro.”

Në qoftë se ‘Skaji i demokracisë’ fiton çmimin e dokumentarit më të mirë më 9 shkurt, do të jetë Oskari i parë i dhënë një prodhimi brazilian (bashkëprodhimet me vendet e tjera kanë fituar çmimet më parë).

Personalja është politike

Si mbesa e themeluesit të një prej firmave më të mëdha të ndërtimit në Brazil dhe një e përfshirë në operacionin e ”Larjes së Makinave” dhe vajza e militantëve të majtë që luftuan kundër diktaturës ushtarake (1964-1985), Kosta e tregon historinë e demokracisë së Brazilit si një sfond të jetës së saj personale.

Tregimi është dashamirës ndaj Partisë së Punëtorëve, e cila sundoi vendin pas fitimit të tre zgjedhjeve nga 2002 deri në heqjen e Rusefit në vitin 2016. Tregimi pajtohet me idenë që Rusef u rrëzua nga një grusht shteti parlamentar i kryesuar nga opozita për akuza të vogla (mashtrim kontabël që fshehu madhësinë e një borxhi në rritje), krahasuar me skandalet e korrupsionit shuma nga ata kongresmenë u ngatërruan vetë.

Kosta kishte me të vërtetë mundësinë e hyrjes në nivelet e larta të partisë — ajo mundi të filmonte lëvizjen e Dilmës nga shtëpia presidenciale dhe përdori filmime ekskluzive nga fotografi personal i Lulës.

Në kohën kur filmi u lançua, media vuri në pikëpyetje marrëdhëniet midis nënës së Petrës dhe familjes së Lulës, e cila nuk është plotësisht e ditur në film. Revista piauí, një revistë mujore braziliane, zbuloi se një fotografi mjeko-ligjore nga viti 1976 e përdorur në film ishte ndryshuar dixhitalisht. Fotografia tregon Pedro Pomar, një luftëtar gueril anti-diktaturës së bashku me këshilltarin e prindërve të Kostës, të vendosur në një dysheme plot me gjak pasi u vranë nga policia ushtarake. Në versionin e filmit, një shotgan dhe një revolver që ishin pranë trupit të tij ishin fshirë.

Për gazetarët e piauít, Kosta pretendoi se po priste dikë që të kapte detajin. Ajo tha se i fshiu dixhitalisht armët, sepse ishin vendosur nga policia  për të inkriminuar Pomarin dhe persona të tjerë të cilët u vranë. Me të vërtetë, ka mjaft dokumente publike që mbështesin pretendimin se autoritetet i vendosën armët pas vrasjeve.

Dokumentari si përvojë

Shumë kritikë të filmit thonë se Kosta është e njëanshme, ndërsa shumë të tjerë e vlerësojnë Petrën pikërisht për përfshirjen e pikëpamjes së saj personale. Gazetari Renato Terra, në një artikull për Folha de São Paulo, tha:

O bom documentário, aprendi ali, é o que provoca uma experiência. A ideia de que um documentário tem que ser imparcial, didático, informativo já foi superada há muito tempo. O gênero que mais evoluiu, que mais permite inovações, que mais valoriza a criatividade é o documentário.

Kam mësuar që dokumentari i mirë, është ai që stimulon një përvojë. Ideja se një dokumentar duhet të jetë i paanshëm, didaktik, informues është kapërcyer prej kohësh. Dokumentari është ai zhanër që ka evoluar më së shumti, ai që lejon për shumicën e novacioneve, që vlerëson kreativitetin më së shumti.

Filmi i kostës u rekomandua nga disa artistë që zakonisht lidhen me pikëpamje të majta. Për shembull, mbretëresha Latifah ndau miratimin e filmit nga ylli brazilian Kaetano Velozo:

Vetë Kosta ka bashkangjitur një postim në Twitter me një video në të cilën producentë si Xhein Kampion dhe Uim Uenders bashkë me aktorin Tim Robinson lavdërojnë filmin e saj.

Këtu, Xhein Kampion, Uim Uenders dhe Tim Robinson flasin rreth filmit tonë #TheEdgeofDemocracy dhe krizës botërore të demokracisë. Shumë mirënjohje për bujarinë e tyre! @timrobbins @NetflixFilm @JuliaPaceti @jojonata 

Midis kritikëve të Kostas është dhe shefi i marketingut të ish presidentit Mishel Temer, i cili njoftoi se po përgatit gjithashtu një version për historinë e shkarkimit, të quajtur: “Komplot kundër demokracisë”

Jashtë vendit, filmi i Petras shihet si “një paralajmërim për demokracitë në mbarë botën” (CNN), si një film që “përshkruan rënien e shtetit në populizëm dhe copëtimin e pëlhurës demokratike të tij” (The Guardian), “një vështrim i furishëm dhe zemërthyer në Brazil” (The NY Times) ”kërkesë e përzemërt, e paharrueshme për demokracinë e prishur të Brazilit” (The New Yorker Magazine).

Rreth sulmeve që vijnë nga një institucion zyrtar qeveritar, Kosta tha:

The Brazilian government used its Secretary of Communication official account on social media to attack me calling me an anti-patriot. This is yet another step towards authoritarianism, in face of which we should not remain silent #TheEdgeofDemocracy https://t.co/4rJ9VmRNsy

— Petra Costa (@petracostal) February 4, 2020

Qeveria Braziliane përdori llogarinë e saj zyrtare të Sekretarit të Komunikimit për mediat sociale për të më sulmuar, duke më quajtur një anti-patriote. Ky është edhe një hap tjetër drejt autoritarizmi, përballë të cilit ne nuk duhet të qëndrojmë të heshtur #TheEdgeofDemocracyhttps://t.co/4rJ9VmRNsy

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.