Mirëseardhje në familjen Lingua për gjuhën shqipe, gjermane dhe maqedone

Lingua GermanLingua AlbanianLingua Macedonian

Global Voices Lingua me kënaqësi u’a paraqet nismën oficiale të gjuhës shqipe, gjermane dhe maqedone. Me këtë fillon kapitulli i ri.

Me fillimin e Lingua, arritëm të grumbullojmë grupe të mëdha redaktorësh, entuziast dhe vullnetarë, të cilët do të shprehin pasionin e vetë me fjalë. Për shak të përpjekjeve të tyre të çmuara Global Voices është në qasje për më shumë njerëz dhe në më shumë gjuhë nëpër botë. Gjithashtu, Lingua pasqyron shumëllojshmërinë dhe diversitetin e më shumë gjuhëve të rrjetës globale.

Këta përkthyes (jo përkthyes maqinerik!) sollën kohën dhe intëligjencën e tyre për ta realizuar misionin e Global Voices – të “ndriçon në vende dhe njerëz të cilët mediat ë tjera shpesh i injorojnë.” Përkthyesit ndihmuan në tërheqjen e publikës së re për Global Voices.

Tani, Lingua ka duzinë versionesh në të cilat përkthehet. Natyrisht, kjo nuk është e mjaftueshme! Ekzistojnë edhe shumë gjuhë të tjera të cilat ende nuk janë të mbuluara me Lingua dhe ky është qëllimi në të cilin progresojmë. Jeni të mirëseardhur të na bashkoheni! Nëse jeni të interesuar bashkangjiteni, për më tepër informata dhe kontakte,ju lutemi vizitoni faqen e Lingua .

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.