Blogeri i javës: Abdulrahman Varsame

Abdulrahman Warsame

Blogeri i javës i sotëm veçon edhe një zë global atë të – Abdulrahman Varsame, i cili rrit reagimet e blogerëve somalez në Global Voices Online. Somalezi i lindur në Arabinë Saudite, është shkolluar në Egjipt dhe Australi, aktualisht punon për Al Xhezira në Doha, Katar, si analist i madh në Media, Varsame ndan mendimet e tij në lidhje me blogimin në shtetin e tij dhe në vendet tjera arabe.

Varsame, i cili ka diplomuar në Universitetin e Monash në Australi në Sistemet informatike, në blogun e tij personal përqendrohet në politik.

Blogu im është kryesisht me komente nga politika, gazetaria dhe kultura, por padyshim politika zen pjesën më të madhe. Më së shumti jam përqendruar në të qenit Arab ose Afrikan. Jam ngacmuar kur kam parë të ri Arab dhe Afrikan në përdorim të web-eve – midis mënyrave tjera – të shpie për rreth ndryshimeve pozitive: Blogerat nga Egjipti vënë në dukje torturën policore ose blogerat nga Kenia bashkërisht ngacmojnë luftimin fisnor dhe krijojnë projekt si Ushahidi.com për të ju ndihmuar atyre që u nevojitet ndihma. Në mungesë të kohës u mërzita, dua që të shkruaj më tepër, por nuk ndjehem kompetent për të ju marr kohë. Ko-blogeri im Hana Ali, me inteligjencën e saj bën tick blogun me komentet nga politika dhe Afrika, thotë ai.

Për Varsame, edhe pse rolet në mes blogerëve dhe gazetarëve janë të ndryshëm, ata kanë gjithashtu edhe pika të përbashkëta.

Blogu është thjeshtë një vegël, pra gazetari mund të jetë bloger dhe po ashtu mund të jetë edhe mjek. Blogu është më i afërt me aktivizimin se sa me gazetarinë, por blogerat ndonjëherë bëjnë gazetarinë (p.sh. blogerat prej Myanmar, Egjipt dhe Irak ideologjojnë akte të gazetarisë). Por, ai sqaron se gjithashtu ka edhe gazetarë të cilët blogojnë, si Andru Hevens.

Në mënyrë relative i porsaardhuri i GVO, Varsame shpreson të jetë në gjendje të plotësoj se për çka shkruajnë blogerat e Somalisë dhe mundësisht të inkurajojë shumicën nga ata në blog.

Somalisë, deri më tani, janë në gjuhën angleze dhe janë shkruar nga të rinjtë somalez në Amerikën Veriore, Mbretërinë e bashkuar, në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Forumet dhe dhomat e chat-it janë ende të mëdha, por siç blogimi ngjitet në ta, do të ketë më shumë bloge Somaleze të shkruara në gjuhën somali.

Krahas blogimit, Varsami një pjesë të madhe të kohës së lirë të tij ia përkushton leximit.

Gjithashtu mua më pëlqen të fotografoj, kështu që e bëj atë sa herë që duart e mija i përshtaten kamerës (planifikoj të blej kamerë pro në të ardhmen e afërt). Shoqërohem dhe pi çaj (të paktën 5 në ditë) është hobi një tjetër i imi.

Babai i një djalit 5 muajsh, Ibrahim, gjithashtu është në druajtje për pamjaftueshmërinë e avantazhit të leximit midis disa bashkatdhetarëve të tij Arab dhe përgjegjësisë së sistemit për të.

Duke kaluar nëpër shkollat Arabe dhe të shprehurit ndaj studentëve dhe mësimdhënësve atje, mendoj që sistemi i shkollimit është kryesisht përgjegjësi në mungesë të avantazhit të leximit të librave (njerëzit lexojnë gazeta). Ka pak libra të publikuara në botën Arabe (veç Iranit), është një pakicë librarish ose programeve nacionale të inkurajojnë leximin prej moshave të vogla. Nuk kishte librari publike të përshtatshme në Kajro kur unë jetoja atje, dhe është e njëjta këtu në Katar (megjithëse ata kanë ndërtuar një tani). Është krizë dhe fatkeqësisht asnjëri nuk bën asgjë për këtë, – ka theksuar ai.

Dhe a kanë ndërtuar Arabët shumicën e teknologjisë online?

Disa po e disa jo. Nuk mendoj që çdonjëri e kupton dinamikën e deritanishme. Blogerat e Irakut si Riverbend dhe Healing Irak kan bërë faqe të lajmeve online shumë të mira si Morocco’s Hespress janë shumë të suksesshëm. Forumet dhe dhomat e chat-it janë ende të mëdha. Sistemi qeverisës, institucionet publike dhe kompanitë janë shumë pas: shumica e web faqeve të tyre janë jashtë datës dhe kanë informata të pakta për diçka. Ata pretendojnë se njerëzit nuk do të shikojnë në ta, – thuhet në blog, i cili është rrjedhshëm në Somali, ne gjuhën Arabe dhe angleze dhe ka pakës edhe në gjuhën kineze (Mandarin) dhe Farsi nën brezin e tij.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.