Në 11:30 GMT, Sami Ben Garbia lëshoi lajmin se Fuad Murtada u lirua nga burgu. Murtada, i cili u dënua në 22 shkurt me tre vjet burg, u lirua pasi që i bëri 25 ditë të dënimit (ai ishte, megjithtë, 43 ditë në burg). Deri më tani, burimet kryesore nuk kanë raportuar për këtë ngjarje, por disa blogerë kanë reaguar.
Omar El Hyani i Blog Open Source [fr] raporton:
Fouad Mourtada, le premier prisonnier de Facebook, a été libéré par grâce royale à l’occasion du Aid Mawlid Nabaoui.
Enfin une happy end à cette histoire.
Mabrouk Fouad!
Fuad Murtada, i burgosuri i parë i Facebook, u lirua me faljen nga ana e mbretit gjatë Aid Mawlid Nabaoui.Më në fund një përfundim i lumtur i kësaj ngjarjeje.
Urime Fuad!
Zainabi.com [fr], blogu i parë që postoi lajmet, konstatoi:
La raison l’a emporté. Fouad Mourtada, le jeune ingénieur qui avait écopé de trois ans de prison pour avoir usurpé l’identité du prince My Rachid sur Facebook, a été enfin libéré. C’est pour moi une grande bonne nouvelle.
Arsyeja mbizotëroi. Fuad Murtada, inzhenjeri i ri i cili u dënua me tre vjet burg për shkak se imitoi identitetin e princit Mulaj Rashid në Facebook, më në fund u lirua. Për mua është lajmi më i mirë.
DigiActive shpejt feston, ai postoi një grafikë dhe thotë:
Kjo është një fitore e madhe për aktivizmin digjital. Falemnderit të gjithë juve që përkrahët kampanjën , si atë onlajn ashtu dhe atë oflajn!
Shkurt Komiteti për mbrojtjen e blogerëve, mbi të gjitha reagon shpejt ndaj postimit të Përfaqësimit ligjor të Global Voices:
Global Voices pohon që Fuad Murtada është liruar nga burgu me “pardon të plotë mbretëror”. Nëse kjo është e vërtetë, është një lajm fantastik për Fuadin. Por jo lajm i mirë për lirinë e të shprehurit apo Marokon, ndonëse, u desh falje mbretërore. A mundet dikush të konfirmojë këtë?
Në kohën kur e postoj këtë, nuk ka burime lajmesh që raportojnë për lirimin e Muratdës.