- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Francë: Brengë dhe shpresë në komunitetin japonez

Kategoritë: Europa Perëndimore, Franca, Japonia, Aksioni humanitar, Katastrofa, Media e qytetarëve, Migrimi e emigracioni

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011 [1].

Në Francë, si edhe në vende të tjera, fotografitë trishtuese [2] nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte, më 11 mars 2011, i kanë brengosur japonezët që jetojnë anembanë botës. Shumë prej tyre e kanë kaluar ditën e fatkeqësisë duke u përpjekur të bijnë në kontakt me të dashurit e tyre nëpërmjet internetit, dhe që atëherë janë përpjekur që bashkëkombasve të tyre t'u japin përkrahje mendore.

Që nga fillimi, helikopterët e kanalit televiziv publik japonez NHK e kanë emituar për së gjalli përparimin e valëve destruktive. Ky inçizim është përzgjedhur dhe është emituar disa herë në kanalet franceze të lajmeve [3] [fr], duke u mundësuar japonezëve jashtë vendit të tyre ta ndjekin për së gjalli zhvillimin e situatës [4] [fr].

Fotografja dhe bloguesja Tono Mariko, që jeton në Paris, në Francë, përshkruan [5] [jp] se si ajo kuptoi për lajmin:

フランス人の友人からのメールで起きました。

朝から地震のニュースを見ています。

Më zgjoi një e-mail nga një mik francez.

Jam duke i ndjekur lajmet që në mëngjes.

Mariko u përpoq menjëherë ta kontaktojë familjen e saj në Japoni nëpërmjet internetin:

なかなか電話が通じませんでしたが、家族とは無事に連絡が取れました。

海外にいながら限られた情報しかないので何も出来ないけれど、今日はネットやTwitterなどのありがたさを実感。

Ishte e vështirë t'i kontaktoj ata nëpërmjet telefonit, mirëpo në fund arrita të bisedoj me familjen time.

E kam të vështirë të marr informata kur jam jashtë vendit. Mirëpo, e di se pse është me rëndësi ta përdorësh Twitter-in dhe internetin.

Shumë larg nga vendlindja e tyre, anëtarët e komunitetit japonez në Francë janë ndier të pafuqishëm gjatë kësaj ndodhie.

Në blogun e saj, një grua japoneze e martuar për një francez, e tregon përkrahjen e saj me fotografi me lule, për ta zbutur dhunën e fotografive nga televizioni, në një artikull [6] [jp], mungesa e titullit të të cilit, e reflekton tronditjen e autorit:

どんな言葉や行為が心を救えるかもわかりません。

ただただ一方的にお心を強く持たれるよう祈ることしかできません。

Nuk e di ç'të bëj ose ç'të them që t'i ngushëlloj ata.

Mundem vetëm të lutem që t'u ndihmoj të bëhen më të fortë.

Përderisa rreziku akoma ngel [7] [fr] në Japoni, e me të edhe brenga, disa japonezë që jetojnë jashtë vendit të tyre po brengosen për ardhmërinë e vendlindjes së tyre.

Në një artikull paraprak [8] [jp], blogu Konkatsu in the world paramendon se çfarë efektesh pozitive mund të ketë tërmeti mbi shoqërinë japoneze:

「あ、死ぬかも」と、思った人がすごく多かったと思います。そういうことを人間が感じる時間が来たとき、やっと立ち止まることができて、「そもそも、自分は何したいんだっけ?」「何のために生きてるんだっけ?」と考えると思うんです。そして、普段以上に「一人じゃ不安。誰かと一緒にいたい」とも。

今回の地震で、よっぽど直接的な打撃を受けてない人たち、つまり東京にいる人たちは 普段以上に、他人と一緒にいることを強く大事だと思ったんじゃないでしょうか?

その上、停電に備えての節電。「停電」、「節電」というキーワードがニュースになり始めたとき、これはベビーブームが来るかもしれないという 淡い思いつきが。。。

Shumë njerëz është dashur t'i thonë vetvetes, “Oh, do të vdes.” Kur ndodhin gjëra të tilla, njeriu më në fund mund të ndalet dhe të fillojë të mendojë. “Në fakt, ç'paskam pritur unë në jetën time? Ç'kam bërë gjer tani?” Mendoj se janë pyetje që mund të vijnë ndërmend, disa bile edhe më shumë se sa zakonisht: “Të qenit vet më bën të shqetësuar, dua të jem dikushi.”

Për ata të cilët nuk kanë përjetuar dëm të madh, e kam fjalën për njerëzit që jetojnë në Tokio, ndoshta është edhe më me rëndësi se kurdoherë më parë, ta kenë dikë pranë vetes?

Poashtu, japonezët tani janë duke e kursyer energjinë elektrike në pritje të ndërprerjes së paralajmëruar të energjisë elektrike [9] [fr]. Kur i pashë fjalët “ndërprerje e energjisë elektrike”, thashë me vete, mund të ndodhë baby-boom (rritje nataliteti)…

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011 [1].