- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Japoni: Dëshira të mira dhe lutje të dërguara nëpërmjet videove

Kategoritë: Amerika e Veriut, Amerika Latine, Azia Lindore, Argjentina, Japonia, SHBA, Katastrofa, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Muzika

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011 [1].

The Great Wave off Kanagawa by Katsushika Hokusai [2]

Vala e madhe në Kanagawa nga Katsushika Hokusai

Si përgjigje ndaj situatës në Japoni pas tërmetit, cunamit dhe krizës nukleare, njerëzit i janë rikthyer videos dhe muzikës si mënyrë për t'i dërguar urimet e tyre dhe përkrahjen për popullin japonez.

Në blogun e tij [3], Chai mblodhi disa viedo nga muzikanë të cilët besuan se kjo është gjëja më e vogël që mund ta bënin, duke u mbështetur në fuqinë e muzikës për t'i shëruar lëndimet e zemrës. E para është nga micromicrophone [4]:

Office Augusta [5] poashtu e shtuan këngën e tyre, dhe komentet për videon e tyre janë shndërruar në një lloj forumi ku njerëzit mund t'i krahasojnë të dhënat e tyre për situatën në zona të ndryshme të Japonisë:

Kjo video [6] është një këngë e shkurtë dhe e këndshme nga Takagi Masakatsu:

Gifted on West East [7], me seli në Sietëll, SHBA, shkroi një këngë hip hop për fatkeqësinë, duke i ftuar njerëzit të përkushtohen dhe ta bëjnë më të mirën e tyre për të ndihmuar. Ja një pjesë nga kënga:

E postoj statusin tim, në brendi jam i shkujdesur
Me mijëra kilometra larg ndjehem i patrembur
Dhe e shoh se nuk jam unë, e prandaj ndjehem mirë
Fute problemin në sirtar dhe vazhdo e kënaqu
Por, kësaj i mungon përpjekja pa asnjë sukses
në vend që të kthehemi prapa, duhet të veprojmë shpejt
Dhe të vazhdojmë duke u lutur vazhdimisht
Dhe të fillojmë të ndërmarrim veprime në vend se vetëm të flasim…

Dhe nga Argjentina, 15-vjeçari Felipe Troncoso [8] ia përkushtoi “Një ditë me shi” popullit japonez: