- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Egjipt: Libanezja në Egjipt- Prej okupimit gjer te çlirimi

Kategoritë: Artikull popullor, Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Izraeli, Libani, Aksioni humanitar, Kombësia e Raca, Lufta e konflikti, Udhëtime

Layal El Katib, është një blogere libaneze [1] e cila jetoi në Egjipt për një kohë, dhe ja përvojat e saj si Libaneze që jetonte në Egjipt:

Flisja gjuhën egjiptase derisa isha atje, askush nuk mund të dinte se isha libaneze, vetçm po t'u tregonte dikush, theksi im egjiptas ishte (dhe akoma është) i përsosur!
Kështu që, nuk kisha askpak vështirësi apo probleme! Ishte shumë normale dhe ndjehesha si në shtëpi.. Në shkollë, bërashumë shokë, shoqe, ishim një familje, e dini, të sillesh rrotull me të njëjtët njerëz për disa vite me rradhë, lidhja bëhet më e fortë se gjaku sepse shokët mund t'i zgjedhësh! Më pëqente dita e parë e shkollës, sepse takoja njerëz të ri! Gjithmonë më ka pëlqyer shoqëria dhe aspak nuk e kisha problem të përshtatem në grupe të ndryshme.

Por një ditëm, një incident i vetëm në shkollë e goditi shumë atë: :

Sidoqoftë, viett kalonin dhe unë jam në klasën e 6 sipas sistemit arab. nuk më kujtohet se për çka fliste mësuesi por, më kujtohet duke thënë “Dhe natyrisht, të gjithë e dimë se Libani është i okupuar nga Izraeli…”. Nuk më tronditi ajo që tha, por, më tronditi reagimi i gjithë klasës! Nuk ishte asgjë tjetër pos një “BOOOOOOO” e madhe e shoqëruar me gishtat drejtuar nga unë! Nuk mund ta përshkruaj se si u ndjeva! Më e çuditshme ishte se unë nuk u shqetësova por qesha! Po të njëjtën ditë, gjatë pushimit shpërtheva në lot në krahun e mikes sime më të mirë!
Nuk qava për okupimin, nuk qava pse mësuesi tha se e gjithë toka Libaneze ishte e ekupuar, gjë që e kishte gabim, qava se ishte hera e parë që u ndjeva si e huaj, pakicë!

Vite [2] më vonë:

Pra, ende jam në Egjipt, në po të njëjtën shkollë, me të njëjtën shoqëri, të njëjtat rrugë…etj. Është viti 2000, viti kur armata e Zionistit më në fund i lëshoi trojet Libaneze (përveç fermat e Shebaas) për shkak të rezistencës mahnitëse të libanezëve.

Vazhdon ajo:

Atë mbrëmje dolëm, nuk më kujtohet se ku. Por, më kujtohet se kur arritëm para derës së banesës, një djalosh na u afrua dhe na tha “Mabrouk, Rafa3to Rasna” (që do të thotë, Urime, na keni nderuar). S'mund të përshkruaj si u ndjeva. Ishte mahnitëse.
Ai i panjohuri dhe ca shokë të tij (1ose 2) shokë të ngushtë të tij ishin të vetmit që na uruan. Shokët e mi ishin të lumtur për mua kur u tregova për rastin. Nuk më pengoi atëherë që nuk më thirrën, dhe nuk më pengon as tani. Ne arabët jemi të çuditshëm! Ishte akoma Egjipti, dhe ishte akoma Libani. A nuk është më se e logjikshme që BOO të shndërrohet në YAAY?