- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Japoni: Video të qytetarëve nga tërmeti

Kategoritë: Azia Lindore, Japonia, Katastrofa, Media e qytetarëve, Mjedisi

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011 [1].

Duhet admiruar personin i cili ka guximin ta mbajë të kyçur video kamerën përderisa dridhet toka nëën ta. Videot e qytetarëve të inçizuara të premten, më 11 mars, gjatë tërmetit dhe cunamit që shkaktoi shkatërrime masive në shumë pjesë të Japonisë gjenden në të gjitha anët e YouTube. Në mesin e shumë videove të shpërndara onlajn, këtu po i japim vetëm disa.

Dita e dridhjes së madhe

Të punësuarit në një supermarket në Tokio i mbajnë raftet gjatë dridhjes që zgjati më shumë se një minutë.

Përderisa tërmeti e trand një shtëpi, njerëzit që gjenden brenda vrapojnë drejt rrugës.

Këta njerëz, nga një vend më i lartë e shohin se si cunami e gëlltit portin Iioka në prefekturën Chiba.

Në stacionin Shinjuku në Tokio, më 11 mars, këta janë disa njerëz që nuk mundën të kthehen në stëpitë e tyre pas tërmetit.


Dy ditë më vonë

Pas tërmetit, një njeri e analizoi dëmin në Iioka, në prefekturën Chiba, më 13 mars dhe tha: “Është sikur vala ta ketë kapluar gjithë qytetin.”

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Tërmetit në Japoni 2011 [1].

Tomomi Sasaki e përktheu nga japonishtja.