- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Eklipsi total i hënës i inspiron vlogerët

Kategoritë: Artikull popullor, 1 muaj, Postimi i parë, 2 Postime, 3 muaj, 5 Postime, 6 muaj, Media e qytetarëve

Video nga vende të ndryshme të botës e shfaqin errësimin total të hënës, në rast se ju ka ikur ose dëshironi përsëri ta përjetoni atë moment. Errësimi i vetëm total i hënës [1] sivjet ndodhi në 20 shkurt, ndërsa i ardhshmi do të jetë në 21 dhjetor 2010.

Errësimi i hënës është ngjarje e cila ndodh kur hëna e plotë kalon nëpër hijen e tokës, ndërsa errësimi total ndodh kur hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së tokës, e njohur me emrin Umbra. Sipas NASA-s [2], errësimi i hënës zgjati plot tre orë e njëzet e gjashtë minuta, u pa në Amerikën jugore dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore (në 20 shkurt), si dhe në Evropën Perëndimore, Afrikë dhe Azinë Perëndimore (më 21 shkurt).

Gjatë shfletimit në JuTjub (YouTube) mund të gjeni shumë video të ndryshme të errësimit:

Prej Belise, shfrytëzuesi basimpakt [3] e ka lëshuar këtë video me muzikë të flautistit Pablo Kolado (Pablo Collado) [4] [es] :

Prej Argjentine, shfrytëzuesi KrrAinagotable [5] postoi këtë video me subtitra, duke sqaruar procesin dhe fotot nga dritarja e tij, gjithashtu ka shtuar edhe ca figura të marura nga TV nëpër regjione të ndryshme të Argjentinës.

Nga Kejptauni i Afrikës Jugore Fin Gregori [6] ka një video që tregon eklipsin e hënës të shikuar prej atje.

Prej Meksike, shfrytëzuesi holatabasko postoi një video [7] ku zhurma e rrugës e shoqëron imazhin e hënës që zhduket ngadalë.

Dhe për fund, shfrytëzuesi pukeo1 [8]e ngarkoi këtë video të fundit prej vendeve të ndryshme të botës duke përfshirë SHBA, Kanadën, Republikën Çeke, Brazilin dhe Gjermaninë.

Lunar Eclipse South America by henriquetyds
Foto Eklipsi i hënës në Amerikën Jugore [9] fotografuar nga henriketids [10]