Raportimet e gazetarëve nxisin konviktin e studentëve në Maqedoninë e Veriut të vendosin një platformë aksesi për personat me aftësi të kufizuara

Studenti Darko Stojanovski. Foto e Meta.mk, e përdorur me leje.

Ky artikull i Goshe Nikollovit është publikuar fillimisht nga Meta.mk. Një version i redaktuar ribotohet këtu nën një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis.

Disa muaj pasi një student me karrocë invalidi dërgoi kërkesën dhe vetëm disa ditë pasi Meta.mk raportoi problematikën e mungesës së platformës hyrëse në mensën e Konviktit Shtetëror të Studentëve (SSD) Stiv Naumov në Shkup, konvikti vendosi një platformë aksesi.

„Во периодот кога беше ладно и кога врнеше, среде дожд чекав пред менза додека вработените отидат да ми стават за јадење и се вратат. Доколку имаше рампа, би влегол и би јадел внатре во мензата.“

“Në periudhat e ftohta dhe me shi, prisja në shi para godinës së mensës që një nga punonjësit e kuzhinës të më merrte ushqimin dhe të kthehesha. Nëse do të kishte një platformë aksesi, do të kisha shkuar vetë në mensë dhe do të kisha ngrënë vaktet e mia me studentë të tjerë.”

Kështu kujton historinë e tij dhe sfidat me të cilat përballej në konvikt, Darko Stojanovski, student nga fshati Rzhaniçino, në afërsi të Shkupit, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut. Ai është student i vitit të dytë në Institutin e Punës Sociale në Fakultetin Filozofik në Shën Kirili dhe Metodi (UKIM) dhe këtë vit për herë të parë po qëndron në konvikt studentor.

Stojanovski duhet të përdorë karrocë invalidi për shkak të Osteogenesis imperfecta dhe sfida e vërtetë në jetën e tij të përditshme është hyrja në mensën e konviktit, gjë që deri vonë ishte praktikisht e pamundur. Deri më 7 mars, pesë shkallët në hyrje të mensës ishin e vetmja hyrje në të. Mungesa e platoformës ia ka bërë të pamundur Stojanovskit që të hajë tre vakte në ditë në mensën ku hanë të gjithë studentët e tjerë.

Hyrja në mensë në Konviktin Shtetëror të Studentëve Stiv Naumov në Shkup, Maqedonia e Veriut. Foto nga Meta.mk, e realizuar më 24 shkurt 2023, e përdorur me leje.

Pasi Meta.mk njoftoi se do të bëjë një video dhe do të xhirojë objektin e mensës së konviktit dhe hyrjen e tij, mensa vuri shpejt një platformë hyrëse. Ekipi menaxhues i konviktit e zgjidhi çështjen përmes një donacioni nga një kompani private e paidentifikuar.

Darko Stojanovski jeton në konvikt që nga tetori i vitit 2022. Përkundër faktit se në disa raste ka kërkuar ndërtimin e platformës hyrëse, punimet kanë filluar vetëm pak ditë më parë dhe vetëm pasi Meta.mk ka aplikuar për leje për xhirim dhe ka filmuar vendin. Historia u transmetua në Shortcut, një emision online lajmesh për të rinjtë, më 9 mars.

Mungesa e platformës hyrëse ka nënkuptuar qasje joadekuate dhe të pabarabartë në mensë për një kohë shumë të gjatë. Sipas Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, është kryer një akt diskriminimi:

Diskriminim do të thotë çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë e mbështetur në baza diskriminuese, qoftë duke bërë ose mosveprim, që synon ose rezulton në parandalimin, kufizimin, njohjen, të drejtën ose ushtrimin e të drejtave dhe lirive të çdo personi ose grupi në baza të barabarta me të tjerët. Kjo do të mbulojë të gjitha format e diskriminimit, duke përfshirë pamundësimin e akomodimit të arsyeshëm dhe paaftësimin e aksesit dhe disponueshmërisë së infrastrukturës, mallrave dhe shërbimeve.

Paraprakisht, Darko kishte njoftuar të gjitha institucionet përkatëse – Konviktin Shtetëror të Studentëve “Shkupi”, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Qeverinë, Avokatin e Popullit, madje edhe Trupin Koordinues Kombëtar për Zbatimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Trupin Monitorues për Zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara – për sfidat me të cilat përballet. Ai mori dy emaile nga Zyra e Avokatit të Popullit ku thuhej se një kërkesë ishte dërguar në konvikt, por pa efekt. Kur Meta.mk e intervistoi atë më 24 shkurt, ai shpjegoi:

„Од Владата во декември ми се јавија да ме прашаат дали има некоја промена, им кажав дека нема. Ми понудија да ми го сменат студентскиот дом, да ме сместат во некој од останатите, но им кажав дека не ми одговара затоа што студирам на Филозофски факултет и во тој случај ќе треба да користам јавен превоз. Потоа ми се јавија од ДСД да ми кажат дека ќе биде средено тоа и оттогаш помина доста време.“

“Dhjetorin e kaluar pata një telefonatë nga qeveria për të pyetur nëse ka ndonjë ndryshim dhe u përgjigja se asgjë nuk ka ndryshuar, më kanë ofruar të më transferojnë në një konvikt tjetër, por unë iu përgjigja se nuk më përshtatet, sepse studioj në Fakulteti Filozofik. Nëse lëviz do të më duhet të përdor transportin publik [i cili nuk është aspak i përshtatshëm për karrocat e invalidit]. Telefonoi edhe Konvikti Shtetëror Studentor dhe premtoi se do ta zgjidhte problemin, por që atëherë ka kaluar shumë kohë.”

Në atë kohë, Darko priste ushqimin në hyrjen e pasme të mensës së konviktit me një tabaka në dorë. Stafi i kuzhinës po e ndihmonte për të marrë ushqimin. Në pamundësi për të hyrë në mensë, ai po hante ushqimet në dhomën e tij në një nga godinat e konviktit të studentëve.

Hyrja e pasme (për punonjësit) e mensës ku Darko Stojanovski priste ushqimin. Foto e Meta.mk, e përdorur me leje.

“Kam numrat e telefonit të disa punonjësve të mensës dhe i telefonoj për t'u thënë që po vij. Marr një tabaka nga dhoma, shkoj në hyrjen zyrtare për punonjësit, ata dalin, më vendosin ushqimin në tabaka dhe kthehem në dhomë për të ngrënë”, shpjegoi Darko.

Stojanovski tha se ka kërkuar që të ndërtohet sa më parë një platformë hyrëse, jo vetëm për vete, por edhe për studentët e ardhshëm me karroca, në mënyrë që të shfrytëzojnë mensën si çdo student tjetër në konvikt, pa u përballur me të njëjtat sfida që ai përjeton.

“Një platformë është si një shkallë e zakonshme për t'u ngjitur nga një person ‘i zakonshëm’. Dhe nëse nuk ka shkallë, personi nuk do të mund të ngjitej lart. Platforma është një lloj shkalle që u mundëson njerëzve të arrijnë diku”, tha Stojanovski.

Konvikti Shtetëror Studentor “Shkupi”, institucioni që menaxhon konviktin Stiv Naumov, konfirmoi për Meta.mk ndërtimin e platformës së re hyrëse.

“Siç sugjeruan studenti dhe Avokati i Popullit dhe përkundër faktit se nuk kemi fonde për një kërkesë të tillë, ne arritëm ta ndërtojmë pltformën hyrëse përmes një donacioni të një kompanie. Ndërtimi është prej betoni, sipas standardeve të unifikuara të aksesueshmërisë, kështu që sot do të vendoset vetëm parmaku dhe do të funksionojë”, deklaroi për Meta.mk Viktor Velevski, kryetar i SSD “Shkup”.

Platforma e re për hyrje në mensën e Konviktit Shtetëror të Studentëve Stiv Naumov në Shkup, Maqedonia e Veriut, e ndërtuar në mars 2023. Foto nga Darko Stojanovski përmes Meta.mk, e përdorur me leje.

Velevski shtoi se të gjithë studentët duhet të kenë qasje të barabartë në ushqim dhe në çdo aspekt të jetës studentore. Ai tha se të gjitha konviktet e studentëve që menaxhohen nga SSD kanë një platformë aksesi për personat me aftësi të kufizuara.

Морам да напоменам дека зграда 3 од ‘Стив Наумов’ има пристап само до приземниот дел на објектот, а поради фактот што се работи за зграда изградена во 90-тите години, истата не е опремена со лифт кој би овозможил пристап на лица со физичка попреченост на горните катови. Со проектот за реновирање на зградите 1, 2 и 3 во ‘Стив Наумов’, се предвидува надминување на овој проблем со обезбедување на пристап на лица со физичка попреченост на сите катови од зградите, односно да може да бидат рамноправни во изборот и сместувањето на собите и од погорните катови.

Më duhet të përmend se objekti 3 i konviktit Stiv Naumov ka qasje vetëm në katin përdhes të objektit dhe për shkak se është objekt i ndërtuar në vitet '90, nuk është i pajisur me ashensor që mundëson qasje për personat me aftësi të kufizuara fizike. Projekti për rinovimin e objekteve 1, 2 dhe 3 në konviktin Stiv Naumov parashikon tejkalimin e këtij problemi duke ofruar qasje në të gjitha katet për personat me dëmtime trupore, në mënyrë që ata të jenë të barabartë me studentët e tjerë në zgjedhjen e dhomave në katet e sipërme.

Osteogenesis imperfecta, njohur edhe si sëmundja e kockave të brishta, është një çrregullim gjenetik i indeve lidhëse, i karakterizuar nga paaftësia për të sintetizuar ose përpunuar kolagjenin e tipit 1, pra një tendencë në rritje drejt frakturave dhe reduktim të densitetit të kockave.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.