- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Blogerat Iranian për ditën ndërkombëtare të gruas

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Irani, Aktivizmi dixhital, Fotografia, Gratë e çështjet gjinore, Liria e fjalës, Protesta

Dy vitet e fundit, të drejtat e grave në Iran janë shumë të kufizuara. Disa gra aktiviste [1] morën dënim me burg, kurse revista Zanan [2], revistë kryesore e grave, ishte e mbyllur. Shumë gra të tjera ishin viktima të përdhunimit të forcave mbrojtëse [3] për shkak të mënyrë së veshjes së tyre.

kosoofkh.jpgSistemi qeverisës i Iranit nuk e pranon 8 marsin si ditë ndërkombëtare të gruas dhe nuk ekziston festë oficiale.

Edhe për shkak të gjendjes së rëndë, gratë iraniane e vazhdojnë përparimin e tyre në më shume sfera dhe ekzistojnë aktivistë të cilët i përkrahin gratë e burgosura aktiviste.

Para disa muajsh, Kosof, prijësi i foto blogerëve, paraqiti disa fotografi nga greva për solidaritet të grave për dy aktiviste të burgosura. Disa bloger, burra dhe gra, e kujtojnë këtë ditë dhe i shpërndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre pqr gratë nga shoqëria iraniane.

Asieh Amini, aktivist i të drejtave të barabarta të grave, thotë [4][Fa] se 8 marsi është ditë për protestë për çfarëdo diskriminimi gjinie.

Frikybord thotë se 8 Marsi e bëri ti krahasoj [5]ëndrrat e veta me realitetin. Ai thotë:

Nuk është ky 8 Mars i imi. Në 8 Marsin tim njerëzit do të jenë të lumtur dhe do të vallëzojnë nëpër rrugë. Në 8 Mars nuk do të ketë dallime të burrave dhe grave, të gjithë njerëzit anë të barabartë për shkak se janë krijesa njerëzore. 8 Marsin që unë e dua, nuk ekzistojnë policë. Burrat dhe gratë janë të lumtur dhe vallëzojnë. Asnjë grua nuk thërret se dua të drejta të barabarta… ky 8 Mars nuk është këtu, por është në mendimet e mia, në ëndrrat e mia.

Blogeri shton se në 8 Marsin e tij gratë nuk dërgohen në burg për shkak se i lutshin njerëzit të nënshkruajnë peticion për të drejta të barabarta të burrave dhe grave.

Asociacioni për blogerat Iranian, Penlog, në paraqitje thotë [6] [Fa] se gratë iraniane janë të trajtuara si qytetare nga shtresa e dytë nga ana e zakoneve republikane islamike. Pavarësisht nga të gjitha diskriminimet dhe presionet, gratë iraniane e vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në të gjitha fushat profesionale.

Z8un ka botuar [7] disa foto të grave që punojnë.

Maryam Majd, bloger dhe fotograf, gjithashtu shfaqi [8]disa fotografi nga gratë iraniane të përfshira në sporte të ndryshme. Ajo shfaqi edhe prirje dhe probleme tjera të grave përmes fotografive. Fotografitë mund ti shikoni këtu [9].