#ViernesTradicional thekson rëndësinë e diversitetit kulturor të veshjeve të Meksikës

Princesha ka emrin e duhur. Kopshtet lundruese në Xochimilco në Meksiko Sity, kjo është një mrekulli. Dje pata kënaqësinë e planifikimit të @atraversarte. Veshjet e mia të qepura nga Zonja Juana.

Çdo të premte në rrjetet sociale, fotografitë shumëngjyrëshe të tekstileve tradicionale dhe veshjeve nga mbarë Meksika përcjellin diversitetin kulturor. Në fushatën “Viernes Tradicional” (E Premte Tradicionale), e cila zbatohet në zyra për veshjen e rastësishme “të së premtes”, mund të gjenden fotografi në Instagram, Twitter dhe Facebook.

Indigjenët dhe jo-indigjenët ftohen të publikojnë fotografi me veshjen e tyre të preferuar tradicionale, duke përdorur hashtag-un #ViernesTradicional dhe me një përshkrim shoqërues të teknikës, origjinës dhe nëse është e mundur, emrat e artizanëve. Rezultati është një fotogaleri javore e modeleve dhe të shkuarës së indigjenëve të Meksikës.

Megjithatë, publikimi i këtyre fotografive kërcënohet nga kopjimi i mundshëm për përdorim komercial, një problem i vazhdueshëm për artizanët në Meksikë dhe në të gjithë Amerikën Latine, jetesa e të cilëve varet nga produktet e tyre origjinale. Si rezultat, kjo fushatë ofron një hapësirë për të raportuar kopjet, thekson rëndësinë e origjinës së veshjeve origjinale dhe nevojën për të mbështetur artizanët vendas.

Huipil nga San Juan Bautista, Oaxaca. Me paraqitjen e palloit dhe pozicionin në gjoks, ky është përfaqësimi i popujve indigjenë, që buron nga qendra e universit e rrethuar nga katër pikat kardinale.

Tekstilet meksikane, aq të gjalla, aq unike, kaq të veçanta … gjithmonë reflektojnë dashurinë, durimin dhe historinë. Hupil nga Chenalhó de Chiapas nga @estiloisabeles

#ViernesTradicional me këmishën klasike të pambukut me qëndisje nga Jalapa de Díaz (Oaxaca).

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.