- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Një ditë në Tokë: Shfaqja globale e filmit të përgatitur me bashkëpunim mbarëbotëror

Kategoritë: Amerika e Veriut, SHBA, Art e Kulturë, Filmat, Historia, Media e qytetarëve, Muzika
Logo for One Day on Earth [1]

Një ditë në Tokë

Filmi bashkëpunues Një ditë në Tokë [2] është inçizuar në të njëjtën ditë, më 10 tetor 2010, me mbi 3,000 orë inçizime që janë dërguar nga të gjitha anët e botës, duke e paraqitur llojllojshmërinë, konfliktin, tragjedinë dhe triumfin e mahnitshëm që ndodhin brenda një dite. Shfaqja globale [3] do të bëhet në Ditën e Tokës (22 prill 2012) në çdo vend të botës, me ndihmën e vendeve të World Heritage dhe Kombeve të Bashkuara.

Search the archives for footage sent in to One Day on Earth [4]

Kërkoni arkivet me inçizime të dërguara për Një ditë në Tokë

Inçizimet e dërguara, që janë bërë më 10 tetor 2010 dhe 11 nëntor 2011 nga ana e bashkëpunëtorëve anembanë botës, mund t'i shihni nëpërmjet hartës interaktive në arkivin e Një ditë në Tokë [4]. Në arkiv mund të kërkoni nëpërmjet tag-eve dhe fjalëve kyçe, si dhe duke e shfletuar hartën që t'i shihni video-grupet e ndryshme.

Mund të merrni pjesë në Shfaqjen globale duke u regjistruar për ta ndihmuar projektimin më të afërt, duke sygjeruar ndonjë lokacion ose duke organizuar ndonjë ngjarje. Në disa vende, ndihma do të jetë e kufizuar nga madhësia e hapësirës: që të siguroni një vend në shfaqe, mund të regjistroheni në këtë ueb-faqe. [3]

Në vazhdim është dhënë paraqitja e shkurtër e filmit Një ditë në Tokë.