- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Gratë afgane i drejtohen qeverisë e Talebanëve: Paqja, e pamundur pa ne!

Kategoritë: Azia Qendrore e Kaukazi, Afganistani, Gratë e çështjet gjinore, Media e qytetarëve, Politika, Zhvillimi

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Afganistani do të organizojë në muajt e ardhshëm Këshillin e parë Kombëtar të Grave, ku me mijëra gra do të mblidhen për të kujtuar qeverinë dhe Talebanët se paqja e shumëpritur, është e pamundur pa përfshirjen e tyre.

Gjatë dekadave të fundit të luftës, gratë në Afganistan kanë përjetuar shtypje shokuese që ka thelluar izolimin social dhe i kanë bërë ato të tregojnë kujdes ndaj politikës.

Strategjitë anti-femërore në nivel shtetëror arritën kulmin gjatë kohës së Talebanëve, kur ata morën pushtetin në mesin e viteve 1990 para se të rrëzoheshin nga ndërhyrja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Ndërhyrja solli përfitime për arsimimin e grave, por ato ende ndjehen të pasigurta dhe të kërcënuara nga dhuna.

Kuotat për përfaqësimin e femrave në organet legjislative nuk kanë ndryshuar kulturën politike afgane, të mbizotëruar nga meshkujt.

Shfaqja e Talibanëvet në tryezat e bisedimeve në Moskë [1] dhe Doha [2] po kërcënon arritjet e deritanishme.

Grupi mbetet i palëkundur në mosnjohjen e rolit të grave në publie dhe qeverinë afgane, me të cilën ende nuk ka mbajtur bisedime të drejtpërdrejta.

Aktualisht Talebanët preferojnë të flasin me Uashingtonin, Moskën dhe grupet e zgjedhura të politikanëve afganë. Grupi ka thënë [3] se pozicioni i tij mbi të drejtat e grave është në përputhje me atë të fesë kryesore të Afganistanit, Islamin, dhe mbetet armiqësor ndaj aktivistëve të barazisë gjinore.

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Të dëgjohemi

Ndërkohë, gratë afgane dhe aktivistet e të drejtave të grave nga të gjitha sferat e jetës u bashkuan dhe krijuan Gratë Afgane për Paqen [4], një lëvizje prej mbi 15,000 anëtaresh, që vijnë nga të 34 krahinat.

Lëvizja filloi gjashtë muaj më parë si një iniciativë e përbashkët e Rrjetit të Grave Afgane [5], Ministrisë së Çështjeve të Grave [6], Këshillit të Lartë të Paqes [7] dhe Zyrës së Zonjës së Parë të Afganistanit [8].

15,000 gra në mbarë vendin u mblodhën në 34 tubime, një në çdo krahinë, për të ngritur zërin, për të diskutuar se çfarë do të thotë paqja për komunitetin e tyre, cilat janë pritshmëritë dhe cila është kostoja e paqes.

Në çdo krahinë, Gratë Afgane për Paqe mblodhën studentetdhe punonjëset qeveritare si dhe gratë e shkolluara dhe analfabete që donin të jepnin kontributin e tyre.

Ato ndanë mendimet dhe kërkesat e tyre për paqen.

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Organizatoret folën për rolin e grave në qeveri dhe në shoqëri; mënyrat për të pasur një ndikim pozitiv në shoqëri dhe që zërat e tyre të dëgjohen nga autoritetet lokale dhe kombëtare.

Qëllimi i parë është dakordësia në mbarë vendin se gratë afgane nuk duhet të harrohen. Gratë duhet të marrin pjesë në bisedimet e paqes dhe të paraqesin kërkesat e tyre dhe pritshmëritë për të ardhmen e qarkut.

Këshillat e grave “jirga” po zhvillohen kudo në Afganistan. Foto e përdorur me lejen e Gratë Afgane për Paqen.

Konferenca tashmë janë mbajtur në një numër provincash, përfshirë Panjshir [10], Khost [11], Parwan [12], Baghlan [13], Ghazni [14], dhe Logar [15]. Konferencat do të vazhdojnë në 28 provinca të tjera gjatë javëve të ardhshme.

Këto janë pikat kryesore të konferencës në Khost:

Në përfundim të çdo konference, pjesëmarrësit miratojnë një rezolutë për prioritetet dhe problemet me të cilat përballen gratë lokale.

Ndërkohë që ende nuk është caktuar data për “jirga”-n (këshilli fisnor) në nivel kombëtar, aktiviteti synon të sjellë punën e të gjitha grupeve në nivel provincial.

Puna në nivel provincial është e rëndësishme. Teksa ka gra në parlamentin në Kabul, guvernatoret [16] janë shumë të rralla. Për shumë gra në krahinat kufitare, këto “jirga” kanë qenë mundësia e parë për të marrë pjesë në procesin politik dhe që tu dëgjohet zëri.

Gratë në Ghazni [14] deklaruan:

Paqja nuk do të thotë vetëm fundi i luftës dhe asnjë vend nuk mund të jetë i suksesshëm në programet e tij kombëtare pa pjesëmarrjen e grave; prandaj gratë duhet të kenë një rol shoqëror dhe politik në procesin e paqes.