- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Venezuelë, lirohet gazetari Luis Carlos Diaz pasi u akuzua për ‘nxitje të krimeve’

Kategoritë: Amerika Latine, Venezuela, Aktivizmi dixhital, Lajm i fundit, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Të drejtat e njeriut, GV Advocacy
[1]

Luis Carlos Diaz (në të djathtë) me Marco Ruiz nga Sindikata Kombëtare e Punonjësve të Medias (SNTP, në të majtë), menjëherë pas lirimit. Foto nga videoja e postuar nga SNTP.

Sindikata Kombëtare e Punonjësve të Medias në Venezuelë konfirmoi rreth mesnatës së 12 marsit se gazetari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Luis Carlos Diaz u lirua në Karakas nga autoritetet venezueliane pasi u ndalua për rreth 24 orë.

Ai u akuzua për “nxitjen e krimeve” [2] dhe u lirua me kushtin që të paraqitet te autoritetet e inteligjencës (SEBIN) çdo tetë ditë dhe të mos dalë nga territori i Venezuelës. Atij gjithashtu i është ndaluar të flasë për kohën në paraburgim.

Gazetari 34 vjeçar u zhduk [3] mbrëmjen e 11 marsit. Në orën 2:30 të mëngjesit, më 12 mars, oficerët e sigurimit të shtetit e çuan atë të prangosur në banesën e tij. Ata bastisën shtëpinë ku jeton me bashkëshorten dhe konfiskuan pajisje elektronike. Më pas u larguan nga apartamenti, duke marrë edhe Diaz.

Protestuesit u mblodhën jashtë zyrës së Prokurorit Publik për të kërkuar lirimin e Luis Carlos. Në pankartë shkruhet: “Mbrojtja, informimi dhe dhënia e mendimit janë të drejta njerëzore.” Foto nga Twitter.

Herët në mëngjes, interneti u “pushtua” nga mbështetësit anembanë botës, që kërkonim lirimin e tij. Hashtag-u #DondeEstaLuisCarlos [4] (Ku është Luis Carlos?) i parapriu #LiberenaLuisCarlos [5] (Lironi Luis Carlos) që shumë shpejt u bë tema kryesore e Twitter në Venezuelë dhe jo vetëm.

Pas lirimit, Diaz iu drejtua në Twitter kolegëve të tij nga llogaria e bashkëshortes, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre:

E dija se kisha miq të mirë, por tani pyetja ime është: Si mund të lidhen me njëri-tjetrin? Kurrë nuk imagjinoja që kjo të ishte e mundur. Është e pabesueshme. Lexoj prej orësh dhe ende nuk kam mbaruar. Faleminderit.

Luis Carlos është anëtar i njohur prej vitesh i komunitetit Global Voices [7]. Për më shumë se një dekadë, ai ka punuar për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe përdorimin e rrjeteve digjitale për të ruajtur qasjen e publikut te informacioni gjatë krizës së Venezuelës, që ende vazhdon. Ai dhe Soto kanë një program jashtëzakonisht popullor (më parë në YouTube [8], e tani në Patreon) ku ata ofrojnë komente politike dhe humor.

Luis Carlos është i njohur për mençurinë, aftësitë e tij si bashkëpunëtor e mentor dhe kapacitetin e tij unik për të kuptuar dhe shpjeguar mjedisin e komplikuar të komunikimit digjital të Venezuelës.

Komuniteti i Global Voices ndjehet i lehtësuar që kolegu ynë u kthye i sigurt te familja e tij. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë rastin e tij.