- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Video HUB: Mbrojtja e të drejtës së grave – aktivistët në botë

Kategoritë: Azia Jugore, Sri Lanka, Aksioni humanitar, Aktivizmi dixhital, Arsimi, Gratë e çështjet gjinore, Historia, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Të drejtat e LGBT, Të drejtat e njeriut, Zhvillimi

Versioni Beta i The HUB nga veb faqja Witness ofron tre video të incizuara për ngjarjen “Të drejtat e njeriut për gratë; të drejtat e njeriut për të gjithë [1]”, në të cilën tre gra të vendosura të cilat i mbrojnë të drejtat e grave të tjera flasin për Kampanjën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave. [2]

Nga përmbajtja e veb-faqes së kampanjës:

Fushata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave është iniciativë ndërkombëtare dhe mbrojte e grave aktiviste të cilat e përkrahin realizimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të gjithë. Fushata tregon se gratë që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht fokusohen në mbrojtjen e të drejtës së gruas, ballafaqohen me keqpërdorime në fillim të punës së tyre për shkak të gjinisë së tyre. Si shtesë, fushata fokusohet në situatën e aktivistëve për të drejtat e njeriut të cilët i mbrojnë të drejtat e grave dhe veçanërisht përqendrohen në keqpërdorimet të cilat i përjetojnë aktivistët për të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transseksualëve dhe aktivistëve për të drejta të tjera për shkak të gjinisë së tyre. Identiteti i këtyre njerëzve si edhe natyra e së drejtës të cilat tentojnë ti mbrojnë janë faktorë të cilët ata i lënë në fokusin e fushatës.

Për momentin ka 3 video në TheHub, të cilat u përzgjodhën nga redaktori: Sunila Abejesekera nga INFORM në Shri Lanka [3] flet për fushatën dhe pse është e nevojshme të punohet në implementimin e strategjive për të drejtat e njeriut për gjinitë, Lidija Alpizar nga AWID [4] e cila sqaron pse ata tema të cilat ajo i quan “joseksi” si p.sh.: financimi është nga barazia jetësorë për pyetjet nga audience “pa burime nuk mund të ketë implementim të lidhjes politike për të drejtat e grave” dhe Аjsha Shahid nga Fushata Globale „Stop vrasjeve dhe gjuajtjes me gurë” [5], e cila shpjegon pse krimet ndaj grave bazuar në traditat ose besimet duhet të ndalojnë.

Në vijim janë dhënë të tre videot (të vendosura nga Violeta Krasniç [6]), nga këta gra të fuqishme të cilat japin mund për mbrojtje të të drejtave të grave të tjera.

Çka paraqet The Hub? Ajo është veb-faqe në të cilën çdonjëri mund të paraqes video në lidhje me të drejtat e njeriut, që të mund ti shikojë audience më e gjerë e cila është e interesuar për këtë temë, në vend që të kërkohet në faqet e rëndomta në të cilat vendosen video me qëllim që të gjendet përmbajtja e dëshiruar. Ajo është mënyra e sjelljes së përmbajtjeve të të drejtave të njeriut drejt për së drejti te ata që janë të interesuar për ti shikuar.

Vijon video-ja promovuese prej 60 sekondash në të cilën sqarohet si funksionon TheHub, dhe në cilën mënyrë mund të merrni pjesë.