See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Video HUB: Mbrojtja e të drejtës së grave – aktivistët në botë

Versioni Beta i The HUB nga veb faqja Witness ofron tre video të incizuara për ngjarjen “Të drejtat e njeriut për gratë; të drejtat e njeriut për të gjithë”, në të cilën tre gra të vendosura të cilat i mbrojnë të drejtat e grave të tjera flasin për Kampanjën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Nga përmbajtja e veb-faqes së kampanjës:

Fushata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave është iniciativë ndërkombëtare dhe mbrojte e grave aktiviste të cilat e përkrahin realizimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të gjithë. Fushata tregon se gratë që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht fokusohen në mbrojtjen e të drejtës së gruas, ballafaqohen me keqpërdorime në fillim të punës së tyre për shkak të gjinisë së tyre. Si shtesë, fushata fokusohet në situatën e aktivistëve për të drejtat e njeriut të cilët i mbrojnë të drejtat e grave dhe veçanërisht përqendrohen në keqpërdorimet të cilat i përjetojnë aktivistët për të drejtat e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transseksualëve dhe aktivistëve për të drejta të tjera për shkak të gjinisë së tyre. Identiteti i këtyre njerëzve si edhe natyra e së drejtës të cilat tentojnë ti mbrojnë janë faktorë të cilët ata i lënë në fokusin e fushatës.

Për momentin ka 3 video në TheHub, të cilat u përzgjodhën nga redaktori: Sunila Abejesekera nga INFORM në Shri Lanka flet për fushatën dhe pse është e nevojshme të punohet në implementimin e strategjive për të drejtat e njeriut për gjinitë, Lidija Alpizar nga AWID e cila sqaron pse ata tema të cilat ajo i quan “joseksi” si p.sh.: financimi është nga barazia jetësorë për pyetjet nga audience “pa burime nuk mund të ketë implementim të lidhjes politike për të drejtat e grave” dhe Аjsha Shahid nga Fushata Globale „Stop vrasjeve dhe gjuajtjes me gurë”, e cila shpjegon pse krimet ndaj grave bazuar në traditat ose besimet duhet të ndalojnë.

Në vijim janë dhënë të tre videot (të vendosura nga Violeta Krasniç), nga këta gra të fuqishme të cilat japin mund për mbrojtje të të drejtave të grave të tjera.

Çka paraqet The Hub? Ajo është veb-faqe në të cilën çdonjëri mund të paraqes video në lidhje me të drejtat e njeriut, që të mund ti shikojë audience më e gjerë e cila është e interesuar për këtë temë, në vend që të kërkohet në faqet e rëndomta në të cilat vendosen video me qëllim që të gjendet përmbajtja e dëshiruar. Ajo është mënyra e sjelljes së përmbajtjeve të të drejtave të njeriut drejt për së drejti te ata që janë të interesuar për ti shikuar.

Vijon video-ja promovuese prej 60 sekondash në të cilën sqarohet si funksionon TheHub, dhe në cilën mënyrë mund të merrni pjesë.

1 koment

  • Une kisha me thenë se prej kohësh është vertetuar se fati i gruas varet nga fati i shoqerisë. Fatkeqesia historike e gruas, si qenje njerzore, deri sot është shpjeguar me fatin se ka jetuar në ,,shoqerin mashkullore,, në civilizim mashkullor.Qendrimi ambivalent i civilizimit mashkullor ndaj femëres, ka ardhur në shprehje më së tepërmi me mitologjizmin e pozitës së saj shoqerore.

Join the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.