See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Punëtorët emigrantë ndihmojnë ekonominë e Hong Kongut, por nuk kanë qasje te shërbimet bazë financiare

Foto arkivi: Tom Grundy/HKFP.

Ky artikull është shkruar nga Jennifer Creery dhe është publikuar në Hong Kong Free Press më 6 mars 2019. Versioni i redaktuar është ribotuar në Global Voices sipas një marrëveshje partneriteti.

Punëtorët e huaj kontribuojnë në ekonominë e qytetit me 98.9 miliardë dollarë hongkongezë (12.6 miliardë dollarë amerikanë), 3.9 për qind të PBB-së, thuhet në një studim të publikuar më 5 mars.

Pavarësisht kësaj, studimi gjithashtu zbuloi se ata ishin të përjashtuar në masë nga ekonomia lokale – vetëm 18 për qind kishin një llogari bankare dhe 85 për qind kishin borxhe të mëdha. Mungesa e njohurive financiare dhe ndërgjegjësimi për rregullat mbi llogaritë bankare, u identifikuan si barrierat kryesore për qasjen te shërbimet financiare.

Barrierat për shërbimet financiare

Shifrat e Hong Kong-ut dallojnë nga Singapori dhe Malajzia, ku punëtorët emigrantë kontribuojnë në ekonomitë përkatëse me 64.37 miliardë dollarë hongkongezë dhe 7.06 miliardë, respektivisht. Në Singapor, 51 për qind kanë llogari bankare, ndërsa 34 për qind janë të zhytur në borxh. Në Malajzi, 86 për qind kanë llogari bankare dhe 65 për qind kanë borxhe.

Raporti, i titulluar Vlera e Kujdesit: Kontributet Kryesore të Punëtorëve Emigrantë në Rritjen Ekonomike dhe Mirëqenien e Familjes në Azi, për herë të parë llogarit kontributin ekonomik të punëtorëve emigrantë në Hong Kong. Raporti u autorizua nga kompania për raportimin mbi kreditë konsumatore Experian dhe është prezantuar bashkërisht me OJQ-në lokale Enrich. Të dhënat u mblodhën nga firma Frost & Sullivan mbi kontributin e të huajve që punojnë në shtëpitë e familjeve në Hong Kong, si pastrues apo dado, bazuar në koston e punës së tyre (kur paguhen me normat lokale), shpenzimet e tyre personale dhe kohën e lirë.

Sipas informacionit të mbledhur, kontributi më i madh që punëtorët i ofrojnë ekonomisë lokale është kujdesi për fëmijët – me vlerë 40 dollarë hongkongezë në orë dhe një mesatare 3.85 orë punë në ditë. Kjo arrin shumën 184,970.52 dollarë hongkongezë në vit.

Foto nga Hong Kong Free Press.

369,651 punëtorë të huaj jetonin në Hong Kong në fund të vitit 2017, ndërsa numri do të rritet në 600,000 deri në vitin 2047, sipas autoriteteve. Lucinda Pike, Drejtore Ekzekutive e Enrich thotë:

Punët e shtëpisë, në shumë mënyra, janë të padukshme dhe nënvlerësuara dhe në mënyrë disproporcionale bien mbi gratë, shpesh emigrante. Ne jemi të kënaqur që ky studim tregon se si prania e punëtorëve vendas krijon mundësi ekonomike.

Rritja e fuqisë punëtore femërore

Sipas studimit, punësimi i emigrantëve, rrit numrin e familjeve me të ardhura të dyfishta, duke u mundësuar grave lokale t'i bashkohen fuqisë punëtore. Vetëm 49 për qind e grave të Hong Kongut të moshës 25 deri në 52 vjeç, me fëmijë, do të punonin nëse nuk do të kishin një punëtore shtëpiake. Kjo shifër rritet në 78 për qind.

Por kritikët thonë se, përkundër kontributit të punëtorëve emigrantë në ekonominë lokale, ata vazhdojnë të përballen me diskriminim. Sringatin, kryesuesi i Unionit të Punëtorëve Emigrantë Indonezianë, tha për Hong Kong Free Press:

Problemi është që punëtorët emigrantë nuk njihen nga Hong Kongu si pjesë e fuqisë punëtore dhe shoqërisë… Ne trajtohemi si të huaj, punëtorë të dorës së dytë dhe për këtë arsye autoritetet paraqesin strategji dhe praktika që përjashtojnë dhe izolojnë punëtorët emigrantë. Kjo do të thotë skllavëri e kohrave tona. Zbatohet nga autoritetet e Hong Kongut nëpërmjet strategjive dhe rregulloreve.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.