- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Izrael: Të rinjtë beduin shfrytëzojnë IM për të tejkaluar ndalimin kulturor

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Izraeli, Gratë e çështjet gjinore, Indigjenët, Të rinjtë, Teknologjia

Adnan Garabija, 34, jeton në Vadi al-Na’am, bashki beduine e cila kufizohet me Ramat Hovav në pjesën Jugore të Izraelit. Bashkia nuk është e lidhur as me energji elektrike as me ujësjellësin. Punuar në tezat e veta, Grabija zbuloi se aplikimet për porositë urgjente janë jashtëzakonisht të popullarizuara përmes të rinjve beduin, më të varfrit, segmentit më të braktisur të popullatës. Vajzat e llogarisin IM servisin jashtëzakonisht të përdorur, sepse ju mundëson të shmangin ndalimin kulturor dhe në atë mënyrë tu shmangen kritikave për bisedat e tyre me djemtë, por edhe mundësia

Vijojnë citati dhe linku i intervistë me Garabija:

“Struktura fisnore është shumë e fortë, djalë adoleshent i moshës 18 vjeçare, vazhdimit kujdeset për fisin dhe bashkinë”. Thotë Garabija. “Beduinët, zakonisht janë të izoluar dhe të hequr nga pjesa tjetër izraelite, nga pjesa e sektorit arab, ndërsa më së shumti jetojnë në veri dhe me larg nga Arabët e vendeve tjera. Me dhomat për biseda (chat rooms) u hapën shumë mundësi.”

Interneti bëri ndryshim të madh në jetën e vajzave të reja. “në shoqërinë beduine ekziston ndarje e fortë e gjinive dhe për këtë arsye dhomat për biseda janë vend ii vetëm ku ata mund të bisedojnë me gjininë e kundërt,” thotë Garabija, “kjo është kryesisht e rëndësishme për vajzat, për shkak se shoqëria e tyre është shumë e vogël, ndërsa liria e tyre për lëvizje është shumë e kufizuar. Jo çdonjëra nga ata mund ta lëshon bashkinë e prindërve. Për dallim nga djemtë, vajzave nuk u lejohet vizitë qytetit pas mbarimit të orëve ose vizitë shoqërisë. Në këtë pikëpamje, teknologjia është shumë e rëndësishme.

Në shoqërinë tonë, vajzat patjetër të sillen të ndershme, për shkak se më e rëndësishme për një vajzë në këtë shoqëri është reputacioni i saj,” thotë A., njëra nga vajzat e intervistuara për hulumtim. “Në shoqërinë beduine është e ndaluar të bisedohet më djal, ti dërgohet letër dhe të dashurohesh në të…por, në dhomat për biseda askush nuk e din nëse ti flet me djalë. Ata mendojnë që je e mirë, vajzë e ndershme dhe ajo është gjëja më e rëndësishme. U shkruan njerëzve kur asnjëri nuk shikon, por në jetën reale sjellja jote është në vështrim.”

Dhomat për biseda u lejojnë të ju shmangen traditave dhe zakoneve, dhe me atë të fitojnë rregulla të ashpra të shoqërisë tradicionale, parësore ndarje e gjinive dhe ndalesat e ashpra të cilat u përkushtohen femrave.
”ekziston liri shumë më e madhe në chat room,” thotë Garabija. “Në familje nuk është e zakonshme të flitet për të gjitha temat, veçanërisht kur fëmijët janë adoleshent. Në dhomat e bisedave mund të flasësh për çfarëdo qoftë, nëse gjen edhe ndonjë tjetër të interesuar për temën e njëjtë.