- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Zhduket në Venezuelë gazetari Luis Carlos

Kategoritë: Amerika Latine, Venezuela, Aktivizmi dixhital, Censura, Lajm i fundit, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Të drejtat e njeriut, GV Advocacy
[1]

“Ku është Luis Carlos?” Posteri i fushatës publike të shpërndarë nga Provea. Në të tregohet hera e fundit që ai kishte patur kontakte dhe kur kishte shkruar në Twitter.

Më 11 mars, komentatorja politike Naky Soto dhe bashkëshortja e gazetarit dhe aktivistit të medias venezueliane, Luis Carlos Diaz, njoftuan në Twitter se ai ishte zhdukur prej pesë orësh.

[Përditësim] Unioni i Punonjësve të Medias (në spanjisht, SNTP) raportoi se Luis Carlos ishte ndaluar nga Shërbimi sekret (SEBIN):

URGJENTE Një komision i Sebin konfirmon se gazetari Luis Carlos Diaz është arrestuar nga kjo forcë policore. Ata i drejtuan armët gazetarit [dhe anëtarëve të Unionit të Medias] Marco Ruiz, Luz Mely Reyes dhe Federico Black.

Më herët, Soto shkroi në Twitter se Luis Carlos Diaz ishte zhdukur prej pesë orësh:

Përshëndetje të gjithëve: Kam humbur kontaktet me @LuisCarlos në orën 17:30, kur ai më tha se po vinte në shtëpi për të pushuar sepse do të ishte në transmetim të veçantë në @Unionradionet nga ora 22:00 deri në 5:00#DóndeEstáLuisCarlos [12]

@LuisCarlos ishte me biçikletën e tij, por që nga ora 17:30 unë nuk kam dëgjuar asgjë prej tij dhe:
-ai nuk është në stacionin e radios
-ai nuk është në shtëpi
-ai nuk ka shkruar në Twitter
-ai nuk po i përgjigjet telefonatave-
-ai nuk po i përgjigjet mesazheve SMS ose WhatsApp
#DóndeEstáLuisCarlos [12]

[Përditësim] Teksa anëtarët e SEBIN kontrolluan shtëpinë e Diaz dhe Soto, Luz Mely Reyes raportoi direkt [15] nga vendi i ngjarjes. SNTP gjithashtu raportoi incidentin:

URGJENTE Në këtë kohë, ora 3:30, një komision nga Forcat e Inteligjencës arrin në shtëpinë e gazetarit dhe aktivistit të të drejtave të njeriut Luis Carlos Diaz, që është zhdukur që nga ora 17:30.#DóndeEstáLuisCarlos [12]

Organizata të tjera të të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës u bashkuan me fushatën përmes #DondeEstaLuisCarlos [18] (Ku është Luis Carlos?), e cila për momentin, u bë tema kryesore e Twitter në Venezuelë.

Diaz është një gazetar dhe një avokat i të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës, shumë i vlerësuar në Venezuelë dhe jashtë vendit për komentet dhe kritikat e tij ndaj qeverisë së Nicolas Maduro. Ai ka kohë që ka punuar me Soto në krijimin e programeve radiofonike dhe videove në internet [19], të fokusuara te politika dhe të drejtat e njeriut në Venezuelë. Ai gjithashtu është promotor i krijimit të hapësirave të medias qytetare dhe projekteve të pavarura mediatike. Diaz ka qenë gjithashtu pjesë e komunitetit të Global Voices [20] prej më shumë se një dekade.

Për mua, Luis Carlos është një person i shkëlqyer, i përgatitur mirë dhe ka lidhje në Venezuelën tonë kaotike. Ai ka qenë në gjendje të krijojë lidhje me shoqërinë (nga kritikat te hapësirat kulturore)#DóndeEstáLuisCarlos [12]

Vetëm disa ditë para zhdukjes së tij, programi i medias shtetërore Con el Mazo Dando tregoi një videoklip të një transmetimi të fundit të Diaz. Drejtuesi i programit, politikani Diosdado Cabello, nënkuptoi se Diaz kishte ndihmuar në orkestrimin e ndërprerjes së energjisë në mbarë vendin [22], gjë që solli që venezuelianët të qendronin në errësirë për më shumë se 24 orë, më 7 dhe 8 mars.

Nuk ka fakte për ta mbështetur këtë akuzë.

Që nga ora 17:30 vendndodhja e gazetarit Luis Carlos Diaz nuk dihet. Ai u akuzua se ishte një “ndikues fashist” përmes Twitter-it të “Con el mazo dando”. #DóndeEstáLuisCarlos [12]

Miku ynë @LuisCarlos është një nga fytyrat kryesore të gazetarisë disidente në Venezuelë. Disa ditë më parë, Diosdado #conelmazodando e kishte në shënjestër LC me një fushatë propagandistike duke e lidhur atë me “ndërprerjen e energjisë të planifikuar nga SHBA”.#DóndeEstáLuisCarlos [12]

Teksa koha kalonte dhe nuk kishte informacione të sakta, SNTP iu bashkua fushatës që çoi në fillimin e kërkimit në selinë e Shërbimit të Inteligjencës (SEBIN):

Kanë kaluar shtatë orë që kur Luis Carlos Diaz është zhdukur. [Diaz] është gazetar i Unión Radio Noticias dhe është një aktivist i të drejtave të njeriut. Ne jemi në selinë e SEBIN dhe këtu e mohojnë që e mbajnë [në paraburgim]#DóndeEstáLuisCarlos [12]

[Përditësim: ata më vonë konfirmuan [9] se Diaz ishte në paraburgim]

Gazetari Vladimir Villegas denoncoi se ai ishte ndaluar nga forcat qeveritare:

Ne jemi informuar se gazetari i @Unionradionet Luis Carlos Diaz, është arrestuar nga forcat e sigurimit të Shtetit. Ne shprehim shqetësimin tonë për integritetin e tij fizik. Ne kërkojmë çdo informacion mbi vendndodhjen e tij dhe respektin për të drejtat e tij njerëzore.

Komuniteti i Global Voices solidarizohet me Luis Carlos, familjen e tij dhe të gjithë gazetarët e tjerë të pavarur që i kërkojnë llogari politikanëve në pushtet në Venezuelë. Ne dëshirojmë kthimin e tij të sigurt dhe të shpejtë pranë familjes dhe do të vazhdojmë ta përditësojmë këtë lajm.