
“Ku është Luis Carlos?” Posteri i fushatës publike të shpërndarë nga Provea. Në të tregohet hera e fundit që ai kishte patur kontakte dhe kur kishte shkruar në Twitter.
Më 11 mars, komentatorja politike Naky Soto dhe bashkëshortja e gazetarit dhe aktivistit të medias venezueliane, Luis Carlos Diaz, njoftuan në Twitter se ai ishte zhdukur prej pesë orësh.
[Përditësim] Unioni i Punonjësve të Medias (në spanjisht, SNTP) raportoi se Luis Carlos ishte ndaluar nga Shërbimi sekret (SEBIN):
#URGENTE | Comision del Sebin confirma que el periodista Luis Carlos Diaz está detenido en ese organismo policial apuntan con armas a directivos a @mruizsilvera, @LuzMelyReyes, @LilaVanorio y a @FedericoBlackB #DondeEstaLuisCarlos #12Mar
— SNTP (@sntpvenezuela) March 12, 2019
URGJENTE Një komision i Sebin konfirmon se gazetari Luis Carlos Diaz është arrestuar nga kjo forcë policore. Ata i drejtuan armët gazetarit [dhe anëtarëve të Unionit të Medias] Marco Ruiz, Luz Mely Reyes dhe Federico Black.
Më herët, Soto shkroi në Twitter se Luis Carlos Diaz ishte zhdukur prej pesë orësh:
Estimados: perdí contacto con @LuisCarlos a las 5:30 de la tarde, cuando me dijo que venía a casa a descansar porque esta noche haría una jornada especial en @Unionradionet desde las 10:00 pm hasta las 5:00 am#DóndeEstáLuisCarlos
— Naky Soto (@Naky) 12 de marzo de 2019
Përshëndetje të gjithëve: Kam humbur kontaktet me @LuisCarlos në orën 17:30, kur ai më tha se po vinte në shtëpi për të pushuar sepse do të ishte në transmetim të veçantë në @Unionradionet nga ora 22:00 deri në 5:00#DóndeEstáLuisCarlos
.@LuisCarlos anda en bicicleta, pero desde las 5:30 pm no sé nada sobre él y:
– no está en la emisora
– no está en casa
– no ha tuiteado
– no contesta llamadas
– no contesta SMS ni mensajes en WhatsApp#DóndeEstáLuisCarlos— Naky Soto (@Naky) 12 de marzo de 2019
@LuisCarlos ishte me biçikletën e tij, por që nga ora 17:30 unë nuk kam dëgjuar asgjë prej tij dhe:
-ai nuk është në stacionin e radios
-ai nuk është në shtëpi
-ai nuk ka shkruar në Twitter
-ai nuk po i përgjigjet telefonatave-
-ai nuk po i përgjigjet mesazheve SMS ose WhatsApp
#DóndeEstáLuisCarlos
[Përditësim] Teksa anëtarët e SEBIN kontrolluan shtëpinë e Diaz dhe Soto, Luz Mely Reyes raportoi direkt nga vendi i ngjarjes. SNTP gjithashtu raportoi incidentin:
#URGENTE | A esta hora, 2:30 am, comisión del Sebin llega a la residencia del periodista y activista de Ddhh, Luis Carlos Díaz, desaparecido desde las 5:30 pm #DondEstaLuisCarlos #12Mar
— SNTP (@sntpvenezuela) March 12, 2019
URGJENTE Në këtë kohë, ora 3:30, një komision nga Forcat e Inteligjencës arrin në shtëpinë e gazetarit dhe aktivistit të të drejtave të njeriut Luis Carlos Diaz, që është zhdukur që nga ora 17:30.#DóndeEstáLuisCarlos
Organizata të tjera të të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës u bashkuan me fushatën përmes #DondeEstaLuisCarlos (Ku është Luis Carlos?), e cila për momentin, u bë tema kryesore e Twitter në Venezuelë.
Diaz është një gazetar dhe një avokat i të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës, shumë i vlerësuar në Venezuelë dhe jashtë vendit për komentet dhe kritikat e tij ndaj qeverisë së Nicolas Maduro. Ai ka kohë që ka punuar me Soto në krijimin e programeve radiofonike dhe videove në internet, të fokusuara te politika dhe të drejtat e njeriut në Venezuelë. Ai gjithashtu është promotor i krijimit të hapësirave të medias qytetare dhe projekteve të pavarura mediatike. Diaz ka qenë gjithashtu pjesë e komunitetit të Global Voices prej më shumë se një dekade.
Para mí Luis Carlos es una pequeña lumbrera de información y redes en esta Venezuela tan caótica que nos tocó. Él ha logrado establecer vínculos con la sociedad (desde la crítica hasta espacios culturales) #DóndeEstáLuisCarlos
— Verónica A. Ifigenia (@verocosmica) March 12, 2019
Për mua, Luis Carlos është një person i shkëlqyer, i përgatitur mirë dhe ka lidhje në Venezuelën tonë kaotike. Ai ka qenë në gjendje të krijojë lidhje me shoqërinë (nga kritikat te hapësirat kulturore)#DóndeEstáLuisCarlos
Vetëm disa ditë para zhdukjes së tij, programi i medias shtetërore Con el Mazo Dando tregoi një videoklip të një transmetimi të fundit të Diaz. Drejtuesi i programit, politikani Diosdado Cabello, nënkuptoi se Diaz kishte ndihmuar në orkestrimin e ndërprerjes së energjisë në mbarë vendin, gjë që solli që venezuelianët të qendronin në errësirë për më shumë se 24 orë, më 7 dhe 8 mars.
Nuk ka fakte për ta mbështetur këtë akuzë.
#DenunciaEP | Desde las 5:30 pm se desconoce el paradero del periodista Luis Carlos Díaz (@LuisCarlos). Hace varios días fue acusado de “influencer fascistoide” a través de la cuenta de Twitter de “Con el mazo dando”. #10Mar#DóndeEstáLuisCarlos
— Espacio Público (@espaciopublico) 12 de marzo de 2019
Që nga ora 17:30 vendndodhja e gazetarit Luis Carlos Diaz nuk dihet. Ai u akuzua se ishte një “ndikues fashist” përmes Twitter-it të “Con el mazo dando”. #DóndeEstáLuisCarlos
Our friend @LuisCarlos is one of the most visible faces of dissident journalism in Venezuela. A few days ago, Diosdado's #conelmazodando targeted LC with a tinfoil hat propaganda campaign linking him to “the US planned” nationwide blackout. #DóndeEstáLuisCarlos
— Caracas Chronicles (@CaracasChron) March 12, 2019
Miku ynë @LuisCarlos është një nga fytyrat kryesore të gazetarisë disidente në Venezuelë. Disa ditë më parë, Diosdado #conelmazodando e kishte në shënjestër LC me një fushatë propagandistike duke e lidhur atë me “ndërprerjen e energjisë të planifikuar nga SHBA”.#DóndeEstáLuisCarlos
Teksa koha kalonte dhe nuk kishte informacione të sakta, SNTP iu bashkua fushatës që çoi në fillimin e kërkimit në selinë e Shërbimit të Inteligjencës (SEBIN):
#AHORA | Siete horas han pasado desde que desapareció Luis Carlos Diaz, periodista de Unión Radio Noticias y activista de Ddhh. Estamos ahora en el Sebin del Helicoide y niegan tenerlo #DondeEstáLuisCarlos #12Mar
— SNTP (@sntpvenezuela) March 12, 2019
Kanë kaluar shtatë orë që kur Luis Carlos Diaz është zhdukur. [Diaz] është gazetar i Unión Radio Noticias dhe është një aktivist i të drejtave të njeriut. Ne jemi në selinë e SEBIN dhe këtu e mohojnë që e mbajnë [në paraburgim]#DóndeEstáLuisCarlos
[Përditësim: ata më vonë konfirmuan se Diaz ishte në paraburgim]
Gazetari Vladimir Villegas denoncoi se ai ishte ndaluar nga forcat qeveritare:
Se nos informa que el periodista Luis Carlos Diaz, de @Unionradionet, ha sido detenido por cuerpos de seguridad del Estado. Expresamos nuestra preocupación por su integridad física . Exigimos información cierta sobre su paradero y respeto a sus derecho humanos.
— Vladimir Villegas (@Vladi_VillegasP) March 12, 2019
Ne jemi informuar se gazetari i @Unionradionet Luis Carlos Diaz, është arrestuar nga forcat e sigurimit të Shtetit. Ne shprehim shqetësimin tonë për integritetin e tij fizik. Ne kërkojmë çdo informacion mbi vendndodhjen e tij dhe respektin për të drejtat e tij njerëzore.
Komuniteti i Global Voices solidarizohet me Luis Carlos, familjen e tij dhe të gjithë gazetarët e tjerë të pavarur që i kërkojnë llogari politikanëve në pushtet në Venezuelë. Ne dëshirojmë kthimin e tij të sigurt dhe të shpejtë pranë familjes dhe do të vazhdojmë ta përditësojmë këtë lajm.