See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Ndërprerja e energjisë elektrike në Venezuelë: Sa do të zgjasë?

Për gati një ditë, shumica e Venezuelës ishte pa energji elektrike.

Rreth 4:50, sipas orës lokale, më 7 mars, kryeqyteti Karasas pati ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë dhe së paku 22 shtete të tjera patën të njëjtën situatë, duke lënë shtëpitë, bizneset, shërbimet publike dhe spitalet pa energji. Deri në orët e hershme të 8 marsit, gazetarët dhe njerëzit në vend, të cilët ishin në gjendje të përdorin internetin nëpërmjet celularit, nisën të raportonin se gjeneratorët dhe burimet e tjera të energjisë, po mbaronin.

Zyrtarët e qeverisë së presidentit kontroversial Nikolás Maduro thanë se ndërprerja është rezultat i “sabotazhit”, duke e quajtur atë një “luftë elektrike” të shpallur nga kreu i opozitës, Huan Guaido, me mbështetjen e qeverisë amerikane. Guaido u përgjigj duke thënë se “sabotimi i vetëm këtu është duke u bërë nga uzurpatori i popullit venezuelian”, duke iu referuar presidentit Nikolás Maduro, të cilin udhëheqësit e opozitës thonë se “uzurpoi” presidencën përmes një procesi zgjedhor të paligjshëm.

Ndërprerjet e energjisë elektrike nuk janë një fenomen i ri në Venezuelë – në mes të krizave ekonomike, sociale dhe politike që kanë përfshirë vendin në vitet e fundit, qytetarët janë përballur me ndërprerje të rregullta të energjisë. Por mbulimi i gjerë dhe kohëzgjatja kësaj radhe, janë unike.

Përveç faktit se banorët mbetën pa drita, teknologji mjekësore dhe transportit të mundësuar nga energjia elektrike, ndërprerja ka shkaktuar gjithashtu një mbyllje pothuajse totale të sistemeve të komunikimit në vend.

Kthehemi në origjinë. Në lagjen afër shtëpisë njerëzit ndezën një zjarr, pas më shumë se 6 orë ndërprerje të energjisë elektrike

Grupi teknik i testimit, NetBlocks, i cili mat lidhjet e internetit dhe ndërprerjet anembanë botës, publikoi rezultatet e testimit që tregojnë se aktiviteti i internetit ra. Ai gjithashtu ofroi disa të dhëna konkrete mbi ndikimin që kanë patur ndërprerjet.

Lidhja në internet e Venezuelës, Mars 2019. Foto nga Netblocks.

Protestat dhe konfrontimet publike midis udhëheqësve ushtarakë që mbështesin Maduron dhe udhëheqësve të opozitës, të mbështetur nga SHBA, nisën nga mesi i janarit, kur Guaido haptazi sfidoi legjitimitetin e Maduros dhe u vetëshpall president i përkohshëm, duke u bazuar te kushtetuta.

Lexo (në anglisht) mbulimin special të Global Voices për krizën në Venezuelë

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.