Për manifestimin e ditës ndërkombëtare të gruas, një grantiste e Rising Voices dhe themeluese e Nari Jibon, Kathryn Ward, dha idenë për të organizuar një garë miqësore për poemë më të mirë ndërmjet blogerëve të Rising Voices. Pjesëmarrësve të dhjetë projekteve të mediumeve të qytetarëve u dha kohë prej një jave që të shkruajnë dhe ti dorëzojnë poemat e tyre, lidhur me temën “bota e grave posedon gjysmën e qiellit”.
U dorëzuan dhjetë poema nga Kolumbia, Bangladeshi dhe Madagaskari. Prej këtyre dhjetë, dr. Ward dhe miku poet i saj zgjodhën tre poema të cilat do të shfrytëzohen në festimin e grave në mbarë botën.
“Paceñita / Cristina Quisbert
Prioriteti
Nga Sufia-734 e Nari Jibon
(Origjinali i shkruar në bangla, e përkthyer nga Kazi Rafiqul Islam)
Tani erdhi koha
Të luftojmë për atë që na nevojitet
Jo për barazi, por për prioritet
Në këmbë, me krenari
Ne duam t’i hapim zemrat tona
Ta shprehim mendimin tonë
Për këtë na nevojitet
Jo barazi, por prioritet
Baballarët mund të jenë të pamëshirshëm
Nënat nuk munden
Ato janë gratë
Ne nuk mund të bëjmë gjithçka
Duke luftuar me pikëllimin
Duke arritur lumturi
Nuk do të durojmë më padrejtësi
Nuk do të mbetemi brenda katër mureve
Erdhi koha t’i hapim sytë dhe veshët
Të protestojmë kundër veprave të padrejta
Për këtë na nevojitet
Jo barazi, por prioritet.
Gra nga ekipi për rregullimin e rrugëve, Kathryn Ward, Dhaka, 2004.
Nga Poupoine i FOKO prej Toamasina, Madagaskar
Gratë ndërtojnë murre
pa to ekziston vetëm zbrazëtira
Japin me zemër e me shpirt
dhe me to arrihen gjëra të mira
Ata janë fuqia e shtëpisë
Grave u ofrojmë famë dhe mirënjohje
Të arriturat e tyre do të ngelin përgjithmonë
Për dallim prej trëndafilave të vyshkur të cilat i tejkalojmë
Pasuri dhe të holla ne s’mund të shohim
Larg prej tyre pëshpëritja më gëlltit
Të ndaluara janë ato dhe janë hequr të drejtat prej tyre
Por, ato qahen përfund
Lulet lulëzojnë dhe ka dritë netëve
Të jemi ne dielli që ndriçon
Duke u sjellur lumturi dhe gëzim
Atyre që i duam dhe i nderojmë.
QENIA FEMËRORE
Poemë nga Camila Urrea Morales (Kolumbi)
Përkthyer nga: Carolina Vélez López prej HiperBarrio.
Në fillimin, ende të panjohur, u paraqit gruaja, qenie e krijuar fije për fije prej repës së sheqerit, e zbukuruar me shumë fije ari si ndjenja, qenie e cila shkrihet me çdo fjalë që ndez zjarr në të, ndërsa ngurohet, duke ngritur murrin më të fortë, me ata që vijnë si santa akulli drejt saj. Atëherë paraqitet ai mbështjellës, më tepër se lëkurë, ajo është përbërje ndjenjash, të rrahurash dhe vibrimesh. Dhe atëherë u paraqit gruaja dhe me të kënaqësia e punëve të kryera me ndjeshmëri, të cilën e ka vetëm kjo qenie.
Për fund, në një kategori të veçantë, koordinatori i projektit FOKO në Madagaskar, i cili preferon të paraqitet me pseudonimin SopakV, e dorëzoi këtë poemë.
„Cili burrë do të mbetej?“
-Jo, por është ai që iku
-A nuk do të ikë
Ti je grua e lënë
E cila na turpëron neve
E cila e turpëron familjen e saj
Shihi flokët tua
Shihe fytyrën tënde
Shihe gatimin tënd
Shihe shtëpinë tënde jo të mirëmbajtur
Cili burrë do të mbetej?
-E dhashë më të mirën prej meje
I preva flokët, i rregullova
Vura krem të parfumuar në fytyrë
Çdo ditë i përgatitja ushqimet më të mira të mia
E rregullova shtëpinë
Por Ikoto dhe Ikala
Donin dashuri dhe kujdes
Ai as që na vërejti
Vinte vonë çdo natë
I dehur prej femrave dhe alkoolit
Memec nga zemërimi
Sepse jeta jonë s’ishte e mirë
Fëmijët tanë sillen pahijshëm
Gruaja e tij është e shëmtuar
Dhe ai dëshiron ta rrahë humbjen e tij
Duke e fshirë prej fytyrës dhe trupit tim
Duke e fshirë çdo natë pa fat
Herën e kaluar erdhën nga këshilli i fqinjëve
Dhe më këshilluan
Ti je grua
Dorëzohu
Çoje deri në fund
Kur qielli të rrënohet mbi ty
Dhe kur të vijë prifti
E mban mend Viktorija Rosoamanarivo, më tha
Por unë s’dëshiroj lumturi në botën tjetër
Por, lumturi për Ikoto dhe Ikala është e tëra që dëshiroj
Ti nënë erdhe sot dhe the
Ai është lumturia ime
Dhuna është fati im
Burgu është dështimi im
Sepse ku do të shkoj unë
Grua pa punë
Pra, nënë më lejo …
-Shihi flokët tua
Shihe fytyrën tënde
Shihe shtëpinë tënde jo të mirëmbajtur
Cili burrë do te mbetej