- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Iran: Studentët protestuan kundër ndarjes sipas gjinive

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Irani, Arsimi, Gratë e çështjet gjinore, Protesta, Të rinjtë

Shiraz Protest

Të enjten me 4 Mars, mijëra studentë e vazhduan protestën në Universitetin Shiraz [1], kundër ndarjes së territoreve të klasave sipas gjinive. Studentët duan që universiteti i tyre ti jep fund politikës e cila filloi në shkurt, me të cilën bëhet ndarja e burrave dhe grave në klasa të veçanta.

Studentët, gjithashtu kërkuan dorëheqjen e drejtorit të universitetit dhe kërkuan kushte më të mira në konviktet e studentëve dhe mezat. Ata dëshirojnë të kenë të drejtën që vetë ta zgjedhin përfaqësuesin. Me 4 mars u mbajt dita e 8 e protestave dhe shumë bloger shkruajtën për këtë ndodhi, përderisa mediat e vendit e injoruan.

Kjo është një video e njërës nga lëvizjet studentore, ku studentët bën thirrje me moton: „Ky është mesazhi ynë i fundit, lëvizja studentore është e gatshme të kundërshtojë.”

Në blogun që quhet “Socialist Students of Bahonar department of Shiraz”, lexojmë: [2]

Disa mijëra studentë thirrën “Siguria dhe Liria janë të drejtat tona absolute” (Qeveria iraniane zakonisht përdorën thënien: Energjia nukleare është e drejta jonë absolute). Universiteti nuk është bazë ushtarake.

Blogeri shkruan se udhëheqësit e universitetit u premtuan protestuesve se kërkesat e tyre do të plotësohen që ditën e parë të protestës, por si duket asgjë nuk ndodhi realisht.

Liria e studentëve në universitet është e kufizuar, për shkak prezencës së ushtrisë e cila bën diskriminimin e grave dhe vajzave, thotë blogeri.

Bloger tjetër “Socialist students of literature at Shiraz University”, protestuan [3] [Fa] për ndarjen e territoreve të klasave sipas gjinive dhe e quajtën krim kundër njerëzimit. Blogeri shkruan se disa studentë u torturuan dhe se prezenca e ushtrisë është shqetësuese për studentët.

Ta Azadi 86 ka shkruar [4] [Fa] se protestat do të vazhdojnë për deri sa autoriteti ritet. Blogeri thotë:

 

Rreth 10 studentë ishin të thirrët të paraqiten në gjyq. Disa profesor universitar ishin në mesin e studentëve. Forcat Basixhi (Basiji) dëshironin ti ndërpresin protestat, por kundërshtimi i studentëve i largoi.

Аmir Kabir Kabarnameh, udhëheqës i veb faqes për informata të studentëve, ka shkruar [5][Fa] se disa familje studentësh ishin të kontaktuar nga forcat mbrojtëse dhe ishte kërkuar nga ata që ti ndalojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në protesta.