- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Japoni: Amerikani që këndon enka

Kategoritë: Azia Lindore, Japonia, Art e Kulturë, Kombësia e Raca, Migrimi e emigracioni, Muzika

Jero [1] është Amrikani i parë i cili këndon enka [2]. Ai u bë temë bisede në blogosferën japoneze javën e kaluar duke debituar me singlin etij “Umiyuki (Bora e oqeanit)”. Singli u ranga në pozitën e katërt në listën e Oricon [3] music, duke vënë rekord si në enka ashtu edhe në Top 10 për single debitues enka. [4]

Jero, i lindur si Jerome White Jr. në Pitsburg, zhvilloi pasionin e tij për enka, duke u ritur pranë gjzshes së tij me të cilën dëgjonin muzikë japoneze. Sapo diplomoi në Universitetin e Pitsburgut në lëminë e shkencave kompjuterike, ai u shpërngul në Japoni duke ëndërruar të bëhej një enka këngëtar. Përderisa punonte si mësues i gjuhës angleze e më vonë edhe si inzhenjer për IT, duke garruar në karaoke, u zbulua nga një shtëpi diskografike dhe u bë i famshëm në Japoni.

1ko2ko3kon [5] shkruan se Jero i ka dhënë një frymë të re enkas:

もう、ジェロがマンネリに陥って沈滞している演歌界に新しい息吹を吹き込んでいます。
実にすばらしいことです。ジェロ演歌の魅力に刺激され、作詞家、作曲家、歌手たちが、新しい歌謡曲の領域を開拓してくれんことを大いに期待します。
演歌歌手を目指し苦労している皆様、後から来たジェロが瞬間に抜いていきました。もう見えません。マンネリ演歌を引き継いでいては、永遠に目は出ません。聞き手に訴える新しいものを創造しチューニングしてください。必ずや花開くでしょう。

Jero ka arritur të vendosë një frymë të re në unionin e enkas i cili kishte ngecur që në rënjë.
Kjo është me tëvërtetë e mrekullueshme. Shpresoj se sharmi i enkas së Jeros do të inspirojë lirikët, kompozitorët dhe këngëtarët të zhvendosin kufijtë e kayōkyoku [6].
Ata prej jush të cilët punojnë me mund dhe kanë për qëllim të bëhen enka këngëtarë, Jero, i cili erdhi pas juve, jua kaloi shpejt. Ju as që mund ta shihni atë. Asnjëherë nuk do t'ja arrini nëse ndiqni rrugën e enkas që ka ngecur. Kyçuni dhe krijoni diçka që do t'u pëlqejë dëgjuesve. Talenti juaj do të lulëzojë.

Dan Markoff [7], një aktor Amerikan që tenton të vendoset në Japoni, sheh ngjashmëri mes tij dhe Jeros dhe i dëshiron këngëtarit sukses.

Nga ana tjetër, ky bloger [8] nuk është edhe aq i bindur:

音楽でもアートでもジャンルが色々あるのには
生まれでてくる背景が色々あるからで
なんも関係ないところからスタイルだけを
真似たものがぽっとでてきても
人の心をうつかな、長続きするかな
とも思います。
なぜ彼が冬の日本海を歌わねばならないのか?

Arsyeja se ka lloje të ndryshme të muzikës dhe artit qëndron në atë se ka shumë mjedise të ndryshme të punëve. Prandaj pyetem, a ka dalur stili nga konteksti dhe është imituar, a do t'i gjallërojë njerëzit, dhe a do të zgjasë gjatë?
Pse duhet të këndojë për dimrin Deti Japonez?

Jero poster

mario in bonn [9] prezanton një vështrim tjetër. Ajo thotë se nerëzit janë të preokupuar me “Japonizmin” e tyre:

インターネットを見ていたら、最近デビューした
黒人演歌歌手ジェロ、という歌手にぶつかりました。
私と同い年!歌も上手!若い人が演歌を好きで歌いはじめる
というのには新鮮味を感じました。

どこかの番組で歌っているビデオもみましたが、
大体どこでも
「全然日本人に見えないのに演歌!」
とか
「日本人じゃないのにすごく上手」
とかそんなコメントばかり。
これって日本人であることをすごく「特別視」しているのでは?
日本人じゃなくたって日本の文化を日本人以上に
わかっている人もいるし、日本人にみえなくたって
日本語を完璧に話す人もいるし、このグローバルな世の中、
そういうのは普通です。
日本では、この「日本人にしか日本の文化はわからない」
という考え方がとても強いように感じます。

Duke shetitur nëpër internet, hasa në një këngëtar të zi të quajtr Jero, i cili sapo kishte debituar në të kënduarit enka.
Është i po të njëjtës moshë sikur edhe unë! Është këngëtar i mirë! Për mua ishte diçka e re, që një të riu i pëlqen enka dhe ka filluar të këndojë enka. Pashë video të tij duke kënduar në disa shfaqe TV, por në shumicën e tyre kishte komente të këtilla:
“këndon enka dhe as që duket si japonez!”

ose
“është shumë i mirë edhe pse nuk është japonez”.
A do të thotë kjo vallë se të jesh Japonez është diçka e veçantë?
Në këtë botë globale, ka njerëz të cilët nuk janë japonez por e kuptojnë kulturën japoneze më mirë se vetë japonezët, dhe të cilët nuk duken fare si japonez por flasin japnisht në mënyrë të përsosur.
Kjo gjë nuk është e pazakonshme.
Si duket japonezët besojnë se “vetëm ata mund ta kuptojnë kulutrën japoneze”.

私はドイツにいて、ドイツの文化とか風習とかいろいろ
学んできましたが、「ドイツの文化はドイツ人にしかわからない」
なんて言われてたらドイツを知ろうという気には
ならなかったかもしれません。

ちょっと逆カルチャーショックをうけました。。。

Jam në Gjermani dhe kam mësuar shumë për kulturën gjermane dhe traditat e tyre, por po të thoshnin se “vetëm gjermanët mund ta kuptojnë kulturën gjermane”, atëherë me siguri nuk do të dëshiroja të mësoja për Gjermaninë. Ky ishte një shok kulturor i kundërt…