Аfrika: Vloger, bloger dhe video

Ky tekst përmban shikim të shkurtër nga Afrika përmes video mediave të qytetarëve, nga Bob fituesit deri te treguesit, dokumentare për artistët, filma nga Nolivudi (Nollywood) Nigerian dhe shumë të tjera.


Current TV  African Bloggers Fight Against Bad Governance

Tregimet ne videot e Usniko (Usnico) janë shumë interesante dhe mirë të përpunuara: një video tregon për aksidentet e përmbytjeve të afrikanëve, ndërsa tjetra, vetë titulli tregon: Përleshjet e kanë lënë Çad në gjendje të rëndë. Në blogun LookingGlassLand mund të gjinden video të llojllojshme, të mbledhura nga Internet arkivi i filmave , ndër të cilët janë: Rrëfyesi kamerunas i ngjarjeve në Jaounde [FR], video promovuese e spektaklit të bukurisë në Uganda [EN], video në të cilën fotoreporterja italiane Karla Kineli tregon përvojën e saj nga fotografimi i grave prej Burkina Faco [IT].

nigerian VCDs at kwakoe photo by Paul Keller

VCD-të nigeriane në kvikoe nga Paul Keler .

Në shumë vende afrikane ekzistojnë produksione të filmave të suksesshme. Në mes tyre është Nolivud, produkion filmik Nigerian. Kulture Klash International prezanton videon e radhës për konferencën organizative të produksionit filmik Nigerian, ku diskutohet për shpërndarjen amerikane të filmave në Nolivud. Nëse dëshironi të dini më tepër për Nolivud dhe videot e saj, journeymanpictures ka dokumentar të vitit 2005 në të cilin është i sqaruar procesi i krijimit të filmave me buxhet të ulët dhe unik.

Shfrytëzuesi i JuTub, riplet, ka të vendosur në dy pjesë dokumentarë për artistin Isa Nuphaga (Issa Nyaphaga) nga Kameruni. Film ii Kris Hill, mundëson që artisti ta tregon tregimin e tij se si ka mësuar të vizatoj në fshat me stil tradicional, si u bë karikaturist politik dhe u akuzua për injorimin e censorit, e cila solli deri te strehimi i tij në Francë, ku më vonë foli në dobi të azileve para parlamentit francez me rastin e 50 vjetorit e Kuvendit të Gjenevës.


Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.