- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kirgistan: Prej Baba Dimër manisë deri te “subotniku”

Kategoritë: Azia Qendrore e Kaukazi, Kirgizstani, Ekonomi e Biznes, Humori, Puna, Të drejtat e njeriut, Të rinjtë

Dy javët e fundit, nga blogosfera e Kirgistanit u shfaqën disa artikuj interesant, komente argëtuese dhe të mprehta, si dhe fotografi të hareshme nga Festivali i parë dimëror për Baba Dimrat [1]. Festivali u mbajt prej 23 deri më 25 shkurt dhe nga njëra anë morri shumë kritika, ndërsa nga ana tjetër përbuzja prej blogerëve kirgistanez.

Si për shembull, bretelka pyetet (ru [2]):

A janë çmendur të gjithë? Nuk mund të besoj se është e mundshme të rruhen dhurata për dy miliardë fëmijë në Kirgistan. Të gjitha do t’i vjedhin!

Fançeri seriozisht mendon për idenë (ru [3]):

Djema, a nuk e shihni potencialin e kësaj ideje? Së pari, të gjithë e dinë se Baba Dimri nuk ekziston, Baba Dimri është brend i njohur botëror. Nëse kjo ide popullarizohet shumë, atëherë ky do të jetë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Kirgistan (duke tërhequr sa më tepër turistë). Unë mendoj se kjo ide është e mirë dhe reale.

Edhe një koment qesharak është ai i Ataman Rakinit (eng [4]):

Iiiiiiiiiik!!! Mjekër gjatë.
Duhet të jenë Vahabë.

Nga një fillim i këtillë me shaka, tani mund të dalim në tema më serioze dhe më reale të ua cilat tërhoqën vëmendjen e bllogerëve. Ana Jallovkiva ka shkruar në kloop.kg [5] se prefekti Bishekut, Danijar Usenov ka shpallur fillimin e “subotnikut” dymujor në mes nxënësve dhe studentëve. Fjala “subotnik” rrjedh nga fjala ruse “subbota” (e shtunë) dhe shënon punë shoqërore ku njerëzit pastrojnë rrugët, parqet rrethinën e shkollave dhe institucioneve tjera publike.

Lejdimisteri vërejti (ru [6]):

Aspak nuk është ide e keqe. Ne gjithmonë e kemi pastruar rrethinën e shkollës. Unë dua ta shoh qytetin tim të jetë i pastër, por për fat të keq më shumë e ndotim se sa që e pastrojmë.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Maksim Kuleshov nuk pajtohet me vendimin me vendimin e Usnovit dhe thekson se kjo është thyerje e të drejtave të fëmijëve. Ai thotë se Bashkimi Sovejtik nuk ekziston më dhe fëmijët nuk janë pronë e prefektit. Ai gjithashtu shtoi se bashkë me ekipin e tij do të protestojnë kundër zyrës së prefektit të Bishekut.

Meni pajtohet me Kulleshovin (ru [5]):

Prefekti le ta pastrojë qytetin, e jo fëmijët e shkollave. Si duket prefekti dëshiron të ndërtojë komunizëm në Bishek.

Duke folur për protesta, të gjithë kujtohen për “revolucionin e laleve” në mars 2005, kur kryetari i atëhershëm Akaev duheshe të largohet nga vendi. Kryetari i tanishëm i Kirgistanit Bakiev dhe parlamenti i sapo zgjedhur duan të bëjnë përmirësime në rregullat e punës në Kirgistan, duke bërë 24 marsin festë kombëtare.

Psiho ankohet për vendimin e tillë (ru [7]):

A do të fillojë parlamenti ndonjëherë të punojë, të bëjë diçka të dobishme? Kaluan dy muaj dhe akoma s’po punojnë asgjë.