- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

E-revistë për historinë dhe arkeologjinë e Gadishullit Ballkanik

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Europa Perëndimore, Bosnjë Herzegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Shqipëria, Sllovenia, Turqia, Aktivizmi dixhital, Arsimi, Art e Kulturë, Historia, Letërsia, Media e qytetarëve, Shkenca
Haemus-journal-1-2012-cover

Haemus journal Vol.1 (2012)
http://haemus.mk [1]

Para pak kohësh [2] doli numri i parë i Haemus [3]-it,  revistës së re akademike elektronike që i kushtohet historisë dhe arkeologjisë së Gadishullit Ballkanik, e cila poashtu, përfshin një spektër të gjerë të studimeve të ndërlidhura interdisiplinare. Revista është publikuar nën njërën nga licencat Creative Commons [4], dhe e ndjek parimin e qasjes së lirë dhe të hapur te informatat [5].

Revista Haemus është publikimi i HAEMUS [6] – Qendrës për hulumtim shkencor dhe promovim të kulturës, me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë. Botuesit shpresojnë se kualiteti i artikujve, si dhe qasja serioze dhe me temel e bashkëpunëtorëve, do të shkaktojë interes në komunitetin akademik që merret me historiografi, me çka do të ndihmojë të vendoset një bashkëpunim afatgjatë dhe efikas shkencor.