Para pak kohësh doli numri i parë i Haemus-it, revistës së re akademike elektronike që i kushtohet historisë dhe arkeologjisë së Gadishullit Ballkanik, e cila poashtu, përfshin një spektër të gjerë të studimeve të ndërlidhura interdisiplinare. Revista është publikuar nën njërën nga licencat Creative Commons, dhe e ndjek parimin e qasjes së lirë dhe të hapur te informatat.
Revista Haemus është publikimi i HAEMUS – Qendrës për hulumtim shkencor dhe promovim të kulturës, me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë. Botuesit shpresojnë se kualiteti i artikujve, si dhe qasja serioze dhe me temel e bashkëpunëtorëve, do të shkaktojë interes në komunitetin akademik që merret me historiografi, me çka do të ndihmojë të vendoset një bashkëpunim afatgjatë dhe efikas shkencor.