I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Bngladesh: Cikloni Sidër – përpjekje për ndihmë

Cikloni Sidër goditi Bangladeshin kah mesi i nëntorit, edhe pse vëmendja e shumicës së mediave është zbehur, përpjekjet për tu ndihmuar viktimave ende vazhdojnë. Vlogeri Shon i Projektit Uncultured ka bërë disa video nga eksperienca e tij kur shkoi në Daka, Bangladesh, që të ndihmojë në mbarimin e varfërisë.
uncultured

Bangladeshi është shteti i 7-të në botë me numër të popullsisë, me popullsi që fiton nën 2$ amerikan në ditë. Në Projekitn Uncultured, Shoni shqyrton këto dhe çështje tjera në Bangladesh.

Në këtë video të Projektit Uncultured, Fatkeqësia Cikloni Sidër – Helping Kids with Save the Children ai tregon gjërësinë e hapësirës së fatkeqësisë dhe strehimoret ku u mblodhën qindra fëmijë, disa prej të cilëve u bënë jetima për së dyti. Shoni bleu batanije me të hollat e tij, dhe ua dha jetimave që ishin të përkujdesur në këto strehimore të përkohëshme të mirëmbajtura nga Save the Children.

Disa nga videot tjera për pasojat e Ciklonit Sidër janë raportet e Al Xhazirës Anglisht se si jetojnë peshkatarët pas stuhisë: nuk mund të peshkojnë se ka mungesë barkash dhe rrjetash, dhe nuk kanë të holla që t'i riparojnë apo t'i blejnë sepse nuk mund të fitojnë të holla. Një video tjetër është kjo e ArKoDiP që është një lutje për njerëzit që të dërgojnë ndihma në Bangladesh që të mund njerëzit të qëndrojnë në këmbët e tyre përsëri.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.