Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia ka zhvilluar një ndër aplikacionet më të para për celular – aplikacionin kundër gjuhës së urrejtjes, me qëllim që infomacionet e kësaj lëmie ti sjellë në majat e gishtave të shfrytëzuesve të telefonave celularë dhe t’i ndihmon ata të luftojnë këtë dukuri urrejtëse në internet.
Aplikacioni I cili është në dispozicion për shkarkim falas për shfrytëzuesit e Android dhe iOS, është zhvilluar me qëllim të kundërvënies sa më efikase të gjuhës së urrejtjes, duke mundësuar qasje deri te lajmet më të reja nga kjo fushë, , qasje deri te resurset arsimore dhe profesionale, siç është biblioteka me e-libra, udhëzime interaktive për mundësitë e ndryshme për denoncim të gjuhës së urrejtjes, si dhe pjesëmarrje në ngjarjet që kanë të bëjnë me luftën kundër gjuhën e urrejtjes nëpërmjet kalendarit të integruar.
Aplikacioni, i quajtur “Mos Urrej”, është aplikacioni i parë celular i këtij lloji në botë dhe është aktualisht në dispozicion vetëm në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa krijuesit e saj kanë në plan për zhvillimin e saj të mëtejshëm edhe në gjuhë dhe tregje të tjera në të ardhmen e afërt.