Madagaskar: Pas stuhisë Ivan, pasojat

ivan4

ivan flood

photo via GAZETY_ADALADALA

Cikloni tropikal Ivan tani më është larguar nga Madagaskari duke lënë pas vetes disa regjione në rrëmujë dhe mijëra njerëz pa shtëpi. Të dhënat zyrtare nga autoritetet raportojnë se ka 2 te vdekur dhe 15,000 njerëz pa shtëpi. Duke marrë parasysh se Cikloni Ivan është klasifikuar si një stuhi shumë e ashpër me erë të fuqishme e cila arrin shpejtësi deri më 137 km/h, shumë njerëz po pyeten sa mund të jetë raporti final për viktimat dhe dëmet. Siç theksohet këtu , intensiteti i fuqisë së erës është ngjashëm me atë të Uraganit Katrina.

Një bloger reagon në lidhje me raportin e përkohshëm zyrtar (fr):

” Alors que des milliers de personnes ne sont pas recensées habituellement, comment peut-on savoir qu’il n’y a que deux morts à déplorer après un phénomène de cette ampleur ? Constat dérisoire lorsque l’on connaît l’état de l’habitat de ces régions”

Si mund të jemi të sigurt se ka vetëm 2 viktima në një katastrofe të tillë kur e dimë se mijëra njerëz nuk janë të regjistruar në regjistrimin e përgjithshëm? Kjo është një deklaratë qesharake kur dihet gjendja aktuale e banimeve në regjion.

Përpjekjet për shpëtim, të prira nga agjencionet qeveritare siç janë Apipa ose BNGCR dhe OJQ, shkomë përpara edhe pse komunikacioni dhe transporti janë akoma shumë të vështirësuara.

Rrjedha e informatave në radio dhe në internet ishte e padëgjueshme duke pasur parasysh madhësinë e fatkeqësisë e cila shpesh zgjat ndërprerjen e mjeteve të komunikacionit. Njerëzit ndanin informata nëpërmjet telefonatave ose SMS porosive kur ishte e mundur, bile edhe në bloge, forume online, etj.

Një përpejkje e guximshme u drejtua nga Joan e cila mblodhi të gjitha azhurimet e disponueshme të çfarëdo formati në lidhje me ciklonin Ivan në një vend qendror. Kjo bëri të krijohet një hartë e ndërsjelltë të raporteve më të azhuruara në disa vende.

Ngjashëm, planete vivante kishte mundësi të azhurojë situatën shpesh dhe kështu që ndërtoi një plan për aglomeratet e dëmtuara dhe publikoi këtë slideshow të mrekullueshëm:

 

SlideShare | View | Upload your own

(via http://planetevivante.wordpress.com)

Kjo bëri që raportet, të cilat blogerët shpejt i publikuan të jenë kontradiktorë.
Ne shkruajtëm më herët se 9 persona ishin zënë nën gërmadhat e Hotelit Antsara në Sainte-Marie dhe u raportuan si të vdekur. Kjo informatë ishte transmetuar nga disa radio stacione dhe gazeta para se të informonte pushteti. Gëzohemi që të 9 personat janë mirë. Jentilisa paralajmëron (mg) për rrezikun e përhapjes së shpejtuar të informatave të pakonfirmuara. Një sqarim për raportet kontradiktore mund ta gjeni këtu.

Mungesa e informatave kthyese dhe mbi të gjitha vështirësia për të komunikuar dhe për të siguruar përgjigje të shpejtë (urgjente) diskutohen nga Tomavana (mg). Ai pyetet përse nuk ka një ekuivalent pa pagesë me 911 edhe në Madagaskar.

Të siguruarit e veglave për ndjekjen e ciklonit dhe prashikimin e rrugës së tij u sqarua (ilustrua) nga Harinjaka.

Pasojat afat shkurte dhe afat gjatë është vështirë të parashikohen, por shumica prej parashikimeve janë pesimiste. Vërshimet kanë filluar edhe në Antanarivo. Siç shihet në fotoblogun e avylavitra, ka arsye për brengosje edhe në kryeqytet.

Ja një video e postuar nga avyalvitra e cila ilustron ngritjen alarmuese të lumit Ikopa në Antananarivo, i cili pushton pasuritë e patundshme në disa vendbanime.

1 koment

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.