- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Iran: I kujt është ky martir?

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Irani, Aktivizmi dixhital, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Të drejtat e njeriut

Forcat proqeveritare iraniane dhe forcat e opozitës po luftojnë për të deklaruar Saleh Jaleh si martirin e tyre. Ai u vra nga të shtëna më 14 Shkurt [1] gjatë protestave të opozitës në Teheran dhe në disa qytete tjera.

Sane Jaleh, 26 vjeçar, ishte student i literaturës dramatike në Univerzitetin e Arteve në Teheran. Ai ishte një musliman sunit, që vinte nga Paveh, nga një provincë e Kurdistanit.

Saleh JalehDerisa webfaqet proqeveritare iraniane pretendojnë se ai ishte militant i Basij [2] ,që u vra nga opozita, opozita thotë se ai ka qenë një protestues. Të dy palët akuzojnë njëra tjetrën se po mundohen të vjedhin identitetin e Saleh-ut.

Faqet proqeveritare kanë publikuar foton e tij [3] dhe  kartën e tij të anëtarësisë të Basij [4], përderisa faqet e opozitës kanë publikuar foton [5] e tij me klerikun e lartë, Ayathollah Montazeri [6], një figurë udhëheqëse antiqeveritare.

Reza Sajadi,sekretari i Shoqatës islamike të Univerzitetit të arteve të Teheranit, dhe një shok i afërt i Sane Jaleh, njohtoi [7]Kampanjën ndërkombëtare për të drejtat njerëzore në Iran se edhe përskaj kërcënimeve ndaj tij, ai ka mohuar ashpër anëtarësinë e shokut të tij në organizatën Basij.

Në YouTube, një film i shkurtë që titullohet  ‘A Brick in the Wall (Një tullë në mur)’ paraqet pjesëmarrjen e Saneh në film me një mesazh protestues të inspiruar nga “Muri”  i Pink Floyd-it.

Greenofred, një bloger iranian, thotë [8] [fa] se sot vrasësit e Saleh-ut [duke iu referuar forcave proqeveritare] organizuan funeralin e viktimës së tyre përderisa agjentët e sigurimit nuk i lejuan shokëve të klasës së Salehut të largohen nga univerziteti… Në një intervistë me Zërin e Amerikës persian, vëllai i tij tha se Salehu nuk ishte anëtar i milicisë dhe ishte mu kusheriri i tij proqeveritar që keqpërdori foton e tij për të bërë një kartë false të anëtarësisë në Basij për ta publikuar në webfaqet proqeveritare…Familja është nën presion.

Faryad Sabz gjithashtu  thotë [9] [fa] se Saleh u varros pa prezencën e shokëve të tij të klasës.

Disa blogerë proqeveritarë si për shembull Peynevesht u mundua [4][fa] ti përgjigjet dyshimeve të autenticitetit të kartës së Basij.

Storia e dhimbshme e Salehut më përkujton në një fjali që kam dëgjuar në fillim të një filmi të famshëm me kauboj që fliste për disa gjahtarë të shpërblimeve: “Kur jeta nuk ka asnjë vlerë, vdekja fiton disa vlera.”