- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Iran: Shpresë, Gëzim, Zili pas lirimit të Egjiptit

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Irani, Aktivizmi dixhital, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Qeverisja, Të drejtat e njeriut

Blogerët iranianë kanë uruar largimin [1] e presidentit egjiptian Hosni Mubarak [2] sot me gëzim dhe zili në të njejtën kohë. Ndoshta është një rastësi e mrekullueshme që Mubarak-u u rrëzua nga pushteti mu në përvjetorin e 32-të të Revolucionit të vitit 1979 [3] kur Shahu u largua nga pushteti.

Disa blogerë përdorin rastin ti përkujtojnë lexuesit se Lëvizja e Gjelbërt po thëret për protesta të hënën, më 14 shkurt,  në emër të Egjiptit dhe Tunizisë. [4]

Mamlkate Darim? (që do të thotë ‘Çfarë shteti?’) shkruan [5]:

Egjiptianët kanë fjetur në rrugë për 18 ditë dhe tani ata po festojnë. Ne, iranianët, kemi fjetur për 32 vjet [duke iu referuar revolucionit të vitit 1979]..çfarë shteti ne kemi?

Sedaye Zendani (që do të thotë ‘Zëri i të burgosurit’) thotë [6][fa]:

Populli egjiptian fitoi të drejtat e tij. Ne do të dalim të hënën, 25 Bahman [14 shkurt] në rrugë të festojmë për ju. Ne duhej të fitonim të njejtat të drejta si populli egjiptian, por ata dolën më të mençur dhe i fituan para neve. Tani ne duhet të dalim në rrugë dhe të kërkojmë të drejtat tona dhe të festojmë për vullnetin e këtij populli për fitore. Neve nuk na duhet asnjë udhëheqës e as leje për të festuar fitoren e një kombi.

Mihanparast (që do të thotë ‘Patriot’) shkruan [7] [fa] me ironi, ” Pse Mubarak-u u desht të largohet tani, mund të kishte pritur dy ditë dhe të largohet sëbashku me Seyed Ali [Ayatholah Khamenei].”

Rag be Rag i uron [8][fa] vëllezërve dhe motrave egjiptiane dhe thotë, çelësi i fitores është të mbahen të ndara religjioni dhe shteti.

Greenlights shkruan [9] [fa] që do të marrë pjesë në protestat e 14 shkurtit për tërë gjakun që është derdhur në tokë.